wcs slemeno grebena

Tjegulla Tondach Twist 9 – një zgjedhje e sigurt dhe moderne për çatinë tuaj

Ajo çfarë e bën karakteristike arkitekturën mesdhetare janë çatitë e bëra nga materiale natyrore. Tjegullat që zbukurojnë shtëpitë tona kanë një pamje tradicionale me onde. Valët e buta i japin ngrohtësi dhe gjallëri formës, e cila është në harmoni me mjedisin natyror. 

Tjegulla Tondach Twist 9

Tjegulla Tondach Twist 9 ka dhënë përgjigje ndaj gjithçkaje që është vendosur nga tradita në ndërtim, por qasja moderne ndaj prodhimit dhe dizajni përfundimtar e bëjnë tjegullën tonë të jetë zgjedhja numër 1! Dhe pse tjegulla Twist është kaq popullore, do ta zbulojmë në tekstin e mëposhtëm. Para së gjithash, disa faktorë kryesorë luajnë një rol të rëndësishëm gjatë përzgjedhjes:

1.      Cilësia e tjegullave dhe çatisë që zgjasin për dekada

2.      Forma e modernizuar e cila ka ruajtur elementet tradicionale

3.      Ngjyra e cila nuk zbehet madje as në rrezet më të forta të diellit

4.      Instalimi i shpejtë dhe i lehtë i tjegullave që qëndrojnë stabël në çati

5.      Garanci madje deri në 33 vjet

 

Tjegulla Tondach Twist 9
Tjegulla Tondach Twist 9

Cilësi e tjegullave që zgjat për dekada

Nuk është rastësi që materialet e ndërtimit prej argjile janë ende në përdorim sot. Në temperatura të larta, argjila në fazën përfundimtare merr rezistencën e saj karakteristike ndaj ngricave dhe ndaj zjarrit, gjë që i jep dhe jetëgjatësi të lartë. Materiali ka mbetur i njëjtë, por me avancimin e teknologjisë, tjegullat tona janë sjellë në përsosmëri. Tjegulla Tondach Twist 9 përmban të gjitha ato që materiali më i mirë për mbulimin e çatisë duhet të ketë. Cilësia e lartë, rezistenca e madhe ndaj faktorëve të jashtëm, si dhe izolimi i mirë është ajo që ofrojnë zgjidhjet e sistemit Tondach për çati.

Formë e modernizuar e cila ka ruajtur elementet tradicionale

Të gjithë e dimë se kthesat e valëzuara të ulluqeve janë ato që i japin çatisë hijeshinë e saj të veçantë. E megjithatë edhe kjo formë mori alternativat e saj me kalimin e kohës. Arkitektura moderne sot i jep përparësi tjegullave që janë funksionale dhe estetikisht të bukura. Tjegulla Twist është një tjegull me format të madh me valëzime të lehta në sipërfaqen e saj që i japin një pamje të veçantë çatisë dhe të gjithë objektit. Ajo që e bën atë një zgjedhje kaq popullore është pikërisht: formati i madh, palosja anësore për instalim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, por edhe pamja që ka ndërthurur modernen dhe tradicionalen.

 

Ngjyrë e cila nuk zbehet madje as në rrezet më të forta të diellit

Për ne në Wienerberger është me rëndësi të veçantë që çdo aspekt i materialeve tona të jetë afatgjatë dhe me cilësi të lartë. Prandaj, kjo është arsyeja pse ngjyra e tjegullës merret në mënyrë natyrale dhe është dizajnuar për të qëndruar aq gjatë sa vetë tjegulla. Me procesin e engobimit fitohet ngjyra e qëndrueshme që nuk është e dëmshme për shëndetin. Kjo është arsyeja pse tjegulla Twist 9, si dhe produktet tona të tjera, posedojnë qëndrueshmërinë maksimale të ngjyrës që i reziston rrezeve të diellit të verës. Në ofertën tonë do të gjeni tjegulla për shijen e gjithësecilit. Gama e gjërë ngjyrash bën të mundur që gjithësecili të gjejë modelin dhe ngjyrën që i përshtatet llojeve të ndryshme të shtëpive. Pavarësisht nëse zgjedhja juaj është tjegulla në tonalitete të ngrohta të tokës apo çati moderne me nuanca të errëta.

Instalimi i shpejtë dhe i lehtë i tjegullave që qëndrojnë stabël në çati

A e dini se duhen vetëm 9 copë tjegulla Twist 9 për m2? Pikërisht kjo veçori e bën atë praktike për instalim të shpejtë dhe të lehtë. Me modelet moderne të formatit të madh, ju jo vetëm që kurseni para sepse ka më pak tjegulla për metër, por edhe kohë - sepse instalimi është i shpejtë dhe i lehtë. Gjithashtu, tjegulla Tondach Twist 9 posedon palosje të dyfishta me thellësi të madhe, të cilat mundësojnë izolim edhe më të mirë të sipërfaqes së çatisë. Në këtë mënyrë është eliminuar rreziku i depërtimit të shiut të shoqëruar me erë.

Garanci madje deri në 33 vjet!

Ne besojmë në cilësinë tonë! Dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu për ju dhe për ndërtimin e shtëpisë tuaj. Si pjesë e sigurisë shtesë përfitoni edhe një garanci me shkrim deri në 33 vjet! Le t'ju mbrojë çatia mbi kokën tuaj, ndërsa ne do të sigurohemi që ajo të jetë jetëgjatë dhe funksionale.

Na dërgoni një kërkesë për ofertën dhe ekipi ynë i shitjes do t'ju kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur! Formularët mund t'i aksesoni KËTU.

 

Dhe sa për fund, hidhini një sy fotove të objektit referues të mbuluar me tjegullat tona Twist 9, sepse fotografitë flasin 1000 fjalë!

Tjegulla Tondach Twist 9