Tjegullat e kulmit vendosen mbi reshtin më të sipërm të tjegullave, ku janë vendosur kulmoret. Ato janë të përshtatshme për modele tjegullash me valëzim të lartë ose të ashtuquajturat e tipit Mediteran. Në sajë të pengesave të integruara (spoilera), tjegullat kulmore sigurojnë shkarkimin e shpejtë e të sigurt të ujit drejt rreshtave të poshtme të tjegullave, si edhe drejt ullukut, ndërkohë që garantohet ventilimi i suksesshëm i hapësirës së nënçatisë. Pengesat e integruara në pjesën e sipërme të tjegullave janë përshtatur me pozicionin e tjegullave kulmore dhe e mbyllin në mënyrë të sigurt zonën e kulmit, duke garantuar pamjen e shkëlqyer të çatisë.