Falë kanaleve të dyfishta shumë të thella, kjo tjegull mundëson izolimin më të mirë të sipërfaqes së çatisë, duke shmangur rrezikun e depërtimit të shiut të shoqëruar me erë, si dhe mbushjen me dëborë të thatë. Distanca e listelave përcaktohet nga pjerrësia e çatisë dhe listelimi rrëshqitës nga 32-36 cm e bën atë ideale për rinovimin e çatisë së mbuluar me tjegulla të dimensioneve të tjera. Vendosja në formë rrjete kuadratike ose e alternuar.
- Dimensionet: 27.2 x 44.5 cm
- Copë për metër katror: 12.0 - 15.5cp/m²
- Gjerësia mesatare e mbulimit: 28 cm
- Gjatësia e sugjeruar e mbulimit: 28.0 - 36.0 cm
- Pesha për copë: 3,10 kg
- Pjerrësia e çatisë me kërkesa shtesë të nënçatisë: 20°
- Copë për paletë: 280 cp