Vineam

13 arsye përse të zgjedhim çati Tondach Vineam

Plot mundësi për ta bërë ëndrrën realitet  

Çatia Tondach
Çatia Tondach

“Dua ta rregulloj jetën time hap pas hapi duke mundësuar të gjitha synimet që kam. Kështu do të vë në jetë ëndrrat e mia më të shtrenjta. Realiteti shpesh herë nuk përputhet me ëndrrat e mia.

Sa herë që kam kursyer pare për një gjë të re në shtëpi ose për pushimet e shumëpritura me familjen në një destinacion të largët, del diçka e paplanifikuar. Ndërsa nga ana tjetër herë pas here nuk e vras mendjen për problemet që më trokasin në derë dhe përpiqem të mos i shoh...” 

Ju kanë shkuar nëpër mend mendime të këtilla? Me siguri që po, sepse këto janë dhe problemet tona më të shpeshta të jetesës. Bëjmë plane dhe ëndërrojmë, por realiteti nuk mund të injorohet kurrsesi dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Ashtu siç bëjmë kur na dhëmb dhëmbi, kur na prishet motori i makinës apo kur duhet medoemos të rinovojmë çatinë e shtëpisë.

S’është punë e këndshme? Po pse të mos e bëni rinovimin e mundimshëm të çatisë një objektiv personal dhe ta vini në plan edhe atë, ashtu siç planifikoni të blini televizor të ri ose të shkoni për pushime në bregdet?

Për planifikimin e pushimeve ne nuk mund të ndihmojmë (sidoqoftë një sugjerim për një piknik jashtë qytetit edhe mund të japim), por mund të ofrojmë bashkëpunimin tonë për “nismën e meremetimit “ apo edhe “për ndërtimin e çatisë”, duke e kthyer në një realitet të arritshëm dhe jo të vështirë, për më tepër në një investim që ia vlen. Pas kësaj pjesa e këndshme mbetet për ju – të shijoni rezultatin dhe në qetësi të ndani kohë dhe resurse për planet tuaja të tjera. Sepse sistemi i çative Tondach nuk bën kompromise.

Lë të sjellim 13 arsye të mira për një çati Tondach (ose një duzinë mundësi për të realizuar ëndrrat e veta).

Photography of hands holding clay
Qeramika

1. Qeramika – materiali natyror i ndërtimit duke menduar për natyrën

Lënda e parë bazë për prodhimin e tjegullave qeramike është argjila – një resurs miqësor me mjedisin, pa kimikate të shtuara të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.   

Në kohën tonë tema e ekologjisë, e materialeve natyrore dhe bio po bëhet përherë e më aktuale. Mirëpo, a e përfytyrojmë vërtetë si është mjedisi që e rrethon jetesën dhe fëmijët tanë? Në të përditshmen dinamike më rrallë i kushtojmë vëmendje lidhjeve tona me natyrën dhe ndikimit që kanë për shëndetin tonë ndërhyrjet ndaj natyrës. Pak janë skutat ku mund të ndjehemi të sigurt e të mbrojtur. Prandaj është mirë të garantojmë për vete një shtëpi të qetë e të këndshme, ku materialet natyrore mund të na krijojnë kontaktin me natyrën.

 

2. Eko cilësi – e konfirmuar edhe me certifikatën evropiane Natureplus

Natureplus – është organizatë ndërkombëtare e mjedisit, me objektiva që përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimeve. Certifikata “Natureplus” është e njohur botërisht dhe përcakton shkallën e cilësisë së produkteve të ndërtimit. Tondach është krenar se e ka këtë certifikatë.

 

3. Tjegullat qeramike Tondach janë jashtëzakonisht jetëgjata

Tjegullat qeramike kanë cilësi dhe fortësi të shkëlqyer. Dëshmia më e mirë për këtë janë ndërtesat e realizuara me sistemet Tondach. Teknologjia e ndërtimit në uzinat tona moderne garanton përdorimin e tjegullave për dekada me radhë. Kohëzgjatja e përdorimit të tyre i kalon të 100 vjetët dhe dëshmitë për fortësinë e tyre si material ndërtimi janë të shumta dhe gjenden në monumente dhe objekte të ndryshme arkitektonike me statusin e trashëgimisë kulturore.

Çatia Tondach
Çatia Tondach

4. S’është thjesht një çati, por sistem i tërë

Kur themi çati, sigurisht që imagjinojmë fillimisht tjegullat. Por çatinë cilësore dhe me jetëgjatësi nuk e përbëjnë vetëm tjegullat. Ato janë pjesa qenësore, por që plotësohet nga mjaft komponentë të tjerë, të cilët funksionojnë në sinkron. Me ndihmën e tyre ndërtohet sistemi i plotë i çatisë.

Pra, na duhen elementët përmbyllës si tjegullat anësore/fundore, setet e aspirimit, elemente ventilimi, sisteme borëmbajtëse, etj. Sidoqoftë, këto përbëjnë vetëm pjesën e dukshme të çatisë. Elementet si shtresa hidroizoluese, kapëset për fiksimin e tjegullave dhe brinjave, shiritat e ventilimit dhe shiritat vetëngjitëse përbëjnë atë pjesë të padukshme, e cila e bën çatinë të funksionojë si një e tërë dhe të na ruajë nga shirat, stuhitë, breshrit dhe furtunat me dëborë.

 

5. Të përshtatshme për ndërtimin e çatisë së re, POR edhe për rinovimin e çatisë së vjetër.

Portfolioja e modeleve të tjegullave qeramike Tondach është e pasur – tjegulla me format standard, por edhe me format të madh. Ato të formatit të madh përdoren për ndërtimin e çative të reja, por janë të përshtatshme veçanërisht edhe për meremetimin e konstruksioneve të vjetra të çative.  

Në qoftë se konstruksioni i listelave prej druri është në gjendje të mirë, përparësitë që mund të zbatohen janë shumë:

  • Me formatin e madh të tjegullave për m2 i bie të përdoren më pak tjegulla dhe përkatësisht mjetet e investuara janë më pak.
  • Tjegullat kanë një peshë optimale për m2  dhe kështu nuk mbingarkohet konstruksioni mbajtës prej druri.
  • Mundësi për mbivendosje horizontale e vertikale të tjegullave, puthitje e sigurta pa pasur nevojë për riradhitje të kontralistelave.
Produkte Tondach
Produkte Tondach

6. Cilësi e provuar – 100% rezistencë

Çatia e çdo shtëpie është e ekspozuar vazhdimisht ndaj ndikimeve dhe duhet t’i rezistojë ndryshimeve të motit.

Tjegullat Tondach  janë të papërshkrueshme nga uji dhe kanë shkallë të lartë të rezistencës ndaj acarit. Këto cilësi janë realizuar me anë të kombinimit të lëndës së parë cilësore me procesin e prodhimit me teknologji të larta. Tjegullat qeramike të gatshme kalojnë teste të ndryshme të rezistueshmërisë dhe na japin garanci se mund t’i përballojnë kapriçiot e motit.

 

7. Komponentë që e plotësojnë në mënyrë perfekte njeri-tjetrin

Të gjitha pjesët e sistemit të çatisë prodhohen në përputhje me praktikat dhe arritjet më të mira teknologjike, ndërsa komponentët e veçantë përputhen në mënyrë perfekte.

Për shembull, çdo model tjegulle Tondach disponon një komplet aksesorësh të detyrueshëm qeramikë e joqeramikë. Disa prej aksesorëve janë projektuar për aplikim universal, p.sh. kapëset për fiksim, të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e çatisë ndaj stuhive.

Çatia Tondach
Çatia Tondach

8. Mirëmbajtje e lehtë pa riparime të vazhdueshme

Investimi fillestar në një çati qeramike shpërblehet shumëfish me kalimin e kohës.  Elementet e sistemit Tondach të aplikuara njëherë e mirë fillojnë të jetojnë një jetë të vetën, ku secili komponent zë vendin e vet dhe ndihmon punën e komponentëve të tjera. Në këtë mënyrë ka pak të ngjarë të dalë nevoja e riparimeve të papritura si pasojë e tjegullave të zhvendosura ose kulmoreve dhe elementeve fundore që nuk janë puthitur mirë.

 

9. Shndërrimi i papafingos në një dhomë

Kërkoni të zgjeroni sipërfaqen e banimit të shtëpisë tuaj? Përgjigja është “dhomë e papafingos”.

Çatia qeramike Tondach, e ndërtuar me të gjitha aksesorët qeramikë e joqeramikë, e shndërron çdo ambient të mbyllët të nënçatisë në një kënd çlodhje  rehatie për çka kemi nevojë të gjithë. Tabloja do të jetë më e plotë po të bëhet një veshje e brendshme e ambientit të nënçatisë dhe termoizolim i përshtatshëm. Kështu do kalojmë më shumë kohë nën çatinë tonë duke qenë njëkohësisht më afër yjeve.

Arkitekte
Arkitekte

10. Ngjyra për çdo shije – fortësi dhe jetëgjatësi

Larmia e ngjyrave mund të realizojë kërkesat dhe prirjet estetike të çdo shije dhe kjo është arritur me krijimin e linjave speciale të ngjyrave. Përdoren engobi dhe glazura, të cilat u japin tjegullave ngjyrat e kërkuara. Me anë të një teknike të posaçme arrihet fortësia e duhur e tjegullës dhe jetëgjatësia e kërkuar e ngjyrës. Ndërsa ana estetike e gjithë kësaj - për kënaqësinë e syrit, është një  avantazh më shumë.

11. 33 vjet garanci tregtare

Po, e drejtë, 33. Wienerberger siguron 33 vjet garanci tregtare për produktet e veta Tondach me kusht se është përdorur sistemi i plotë i çatisë me të gjithë komponentët e detyrueshëm.

 

Tondach Vineam
Tondach Vineam

12. Ekspertizë e sigurt – know-how - i gjithi nga burimi  

Konsultimi profesional dhe shërbimi në vijim nga ana e konsultuesve tanë teknikë është një vlerë e shtuar e çmueshme. Klientëve u jepet mbështetje e plotë në ndërtimin e çatisë së re ose në rinovimin e çatisë së vjetër.

 

13. Vienam-i i ri – tashmë edhe në bojë kafe – një zgjidhje edhe më e mirë për çatinë:

Dëshiron një shtëpi me stil, ekologjike dhe jetëgjatë? Tashmë ka një zgjidhje: tjegullat Tondach Vineam – miku besnik! Me fortësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre mund të jesh i sigurt se po u lë brezave që vijnë një trashëgimi të mirë. Dizajni i traditës dhe linjat e pastra dëshmojnë për një estetikë dhe investim largpamës me cilësi të garantuar dhe garanci 33 vjeçare. Zgjidh Tondach Vienam për breza me radhë.

Tondach Vienam – Shikim drejt së ardhmes! Tani edhe në të kafta!

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm