Çfarë mund të ngjitet në sipërfaqe të lagura?
© Uwe Strasser
Çfarë mund të ngjitet në sipërfaqe të lagura?
© Uwe Strasser

Çfarë mund të ngjitet në sipërfaqe të lagura?

Sa herë ka ndodhur që mjeshtrit të cilët punojnë në çatinë tuaj nuk mund ta mbarojnë punën për shkak të të ftohtit, shiut, mjegullës? Do të hamendësojmë - numri nuk dihet! Edhe pse të gjithë duan të kenë një çati të përfunduar sa më shpejt dhe që në qetësi ta shijojnë dimrin që po vjen, shpeshherë janë të penguar, për shkak të motit, në të cilin nuk mund të ndikohet.
Ka ardhur koha që të përballemi me këtë problem! Duhet të pranojmë se kjo për ne ishte një sfidë dhe detyrë afatgjatë që donim ta zgjidhnim! Por, ekipi ynë i ekspertëve ka punuar me zell dhe përkushtim për të gjetur zgjidhjen, e cila tani është këtu, para jush, e gjithë kjo me qëllim që të ndërtohet një çati cilësore dhe afatgjatë!
 
Ju prezantojmë SHIRITIN tonë të ri Tondach WCS për kulmoret e çatisë! Ky shirit ngjitet si në mot të lagësht ashtu edhe në të ftohtë!

Ky shirit për kulmorët e çatisë në pjesën e poshtme të tij ka ngjitës WCS, një material i veçantë që është krijuar për të qenë i përshtatshëm për ngjitje në tjegulla të lagura, si në vesë të mëngjesit ashtu dhe në mjegull (deri në -5 gradë Celsius). Pra, në vjeshtë dhe në fillim të pranverës pas motit me shi nuk ka nevojë të prisni gjatë që tjegullat të thahen, ky shirit ngjitet pa asnjë problem. Ajo që gjithashtu është me rëndësi kur flasim për këtë shirit është se gjatë vendosjes krijohet pluhur nga prerja e tjegullave – tjegullat thjeshtë mund të lahen lehtësisht dhe shumë shpejt pas kësaj mund të ngjitet shiriti.

Sikurse shiritat tanë të mëparshëm për kulmore, edhe ky shirit është krejtësisht rezistent ndaj rrezeve UV. Përveç se funksioni i tij kryesor është që të mundësojë qarkullim të papenguar të ajrit, njëkohësisht shërben edhe për të parandaluar depërtimin e borës dhe reshjeve atmosferike në hapësirën e brendshme të çatisë, ndërsa së bashku me mbulesën e çatisë përbën një tërësi funksionale. Materiali nga i cili është bërë është tërësisht alumin, ndaj është siguruar edhe qëndrueshmëria afatgjatë pas instalimit.

Përveç asaj që kemi përmendur më sipër, është rritur edhe rezistenca ndaj vjetërimit si dhe vetë fleksibiliteti i cili është më i lartë tek ky shirit për shkak të ngjitësit, gjë që e përmirëson aplikimin e tij, gjegjësisht vetë procesin e ngjitjes. Shiriti WCS për kulmorë i reziston temperaturave nga -40⁰C deri në +90⁰C, ndërsa temperatura e rekomanduar për instalimin e tij është nga -5⁰C deri në +40⁰C.

Pasi ju kemi prezantuar gjithçka rreth materialeve dhe përdorimit, është shumë me rëndësi që të informoheni se me përdorimin e këtij shiriti ju do të përshpejtoni ndjeshëm ndërtimin ose rinovimin e çatisë, kurse përveç kësaj (gjë që për shumicën prej jush është edhe më me rëndësi) do të kurseni para!

 

Si e vendosim shiritin WCS për kulmorë?

Hapi 1:

·         Shiriti të vendoset dhe të shënjestrohet në listelen për kulmore

·         Të forcohet me kapëse ose gozhda në listelen e kulmorit

·         Hapjet e ventilimit në shirit krejtësisht duhet të mbulohen nga kulmorët

Hapi 2:

·        Hiqni folinë mbrojtëse nga shiriti ngjitës WCS

Hapi 3:

·        Me kujdes aplikoni atë në tjegull

·        Zgjatni valëzimin e shiritit duke filluar nga lartë në drejtim të fundit të tjegullës

·        Shtypni tërësisht zonën e skajit të shiritit

Hapi 4:

·         Pjesën e tepërt të shiritit prisni me gërshërë.

Çfarë tjetër duhet të dini për shiritin e ri WCS për kulmorë?

Ashtu si paraardhësit e tij, ky shirit WCS vjen në 2 gjërësi: 280 mm dhe 320 mm. Gjatësia e rrotullës është 5 metra, ndërsa ngjyrat e disponueshme janë: e kuqe, kafe dhe e zezë.

Të gjitha këto na tregojnë se shiriti WCS për kulmorë në mënyrë të përkryer përshtatet me çdo formë të tjegullës Tondach përfshirë edhe nuancat më moderne të tjegullave të argjilës Tondach të mbështjellura!

Dhe një gjë e shkëlqyer! Ju përfitoni garancion 33-vjeçar për shiritin WCS për kulmorë! A nuk është lajm i mrekullueshëm? Mund të jeni absolutisht të sigurtë se duke zgjedhur pajisjet origjinale të sistemit Tondach ju zgjidhni gjënë e duhur!

Andaj, çfarë po prisni? Na kontaktoni sa më shpejt për të marrë më shumë informacione rreth shiritit WCS! Gjithashu, ne jemi këtu për të bërë një llogaritje falas të materialit për çatinë tuaj!

Mos lejoni që mëngjeset me mjegull të shkatërrojnë planet tuaja për përfundimin e punës në çati!