Kur mendoni për një shtëpi të bukur e përplot gjallëri mendja gjithmonë na e shfaq imazhin e një hapësire të mbuluar në mënyrë perfekte nga rrezet e diellit.
Kur mendoni për një shtëpi të bukur e përplot gjallëri mendja gjithmonë na e shfaq imazhin e një hapësire të mbuluar në mënyrë perfekte nga rrezet e diellit.
Përveç vetë karakteristikave të materialit dhe konstruksionit të xhamit, rëndësi ka edhe mënyra e montimit, e cila kontribuon në efikasitetin energjetik të dritares. Ato dritare që kanë izolim efikas duhet të instalohen nga profesionistë të certifikuar mënyrë që të mos shkaktojnë lagështi dhe pastaj dëme të tjera si në shtëpi ashtu dhe në shëndet. Gjatë instalimit, është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje pjerrësisë së çatisë. Në një ambient adekuat dhe me materiale shtesë, dritarja bëhet funksionale dhe kontribuon maksimalisht në komoditetin e shtëpisë.
Qëndrim më i këndshëm në ambiente të mbyllura. Dritaret moderne të çatisë janë zgjidhja optimale për çdo hapësirë, sepse ato sjellin dritë në brendësi, ajrosin hapësirën dhe japin një pamje të bukur jashtë. Me rehati estetike në shtëpi e cila krijon një ndjesi hapësire dhe duke siguruar sasinë optimale të dritës, dritaret e çatisë përmirësojnë produktivitetin, ulin lodhjen, i japin jetesës cilësi më të lartë me konsum më të ulët të energjisë.