folije hero

Ja pse është e rëndësishme se cilën membranë për çati zgjidhni

Për sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të çatisë suaj, zgjidhni vetëm më të mirën, sepse zgjidhjet e këqija kur blini membranë për çati mund të ndikojnë në stabilitetin e gjithë strukturës së çatisë, ndërsa në tekst lexoni pse.

folije promo
© Uwe Strasser

 

Shumë nuk janë të njohur me rolin e vërtetë të membranës për çati, duke konsideruar se ajo kryesisht instalohet për arsye higjienike, për të mbrojtur hapësirën e papafingos nga papastërtitë.

Në Wienerberger membranat për çati konsiderohen si pjesë e sistemit të çatisë Tondach dhe për këtë arsye membrana duhet të jetë e së NJËJTËS CILËSI si tjegulla Tondach!

Shpesh, në vend të membranave cilësore për çati, për të njëjtin qëllim përdoren membrana PVC, letrat TER dhe produkte të tjera të ndryshme joadekuate si dhe membrana për çati me cilësi joadekuate. Gjithashtu, në treg ka edhe produkte që shiten si membrana ndërsa cilësia e tyre nuk plotëson as parametrat themelorë të cilësisë.

Më së shpeshti flitet për peshat, gjë që nuk mund të konsiderohet si një tregues i mjaftueshëm i cilësisë, sepse një gram i materialit cilësor për çati dhe një gram i çdo materiali tjetër nuk janë të krahasueshëm. Edhe pse membranat e tilla për çati janë shumë më tërheqëse për nga çmimi, në këto raste investitorët vetëm “hedhin para” sepse marrin një produkt që nuk do t’i shërbejë qëllimit si dhe mund të rrezikojnë të gjithë çatinë, e cila duhet të qëndrojë me dekada.

 

Vetëm membranat ORIGJINALE për çati Tondach janë të mira sa duhet për çatinë tuaj Tondach!

Membranat për çati janë membrana me shumë shtresa, të cilat në anën e sipërme, sipërfaqësore, janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa në anën e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Me vetitë që posedojnë ato parandalojnë depërtimin e pluhurit, borës së thatë, shiut me erë në hapësirën e nën çatisë, duke siguruar kështu mbrojtjen e termoizolimit dhe strukturës së çatisë në tërësi.

 

Për shkak të përshkueshmërisë së tyre këto membrana në mënyrë të sigurtë largojnë avujt nga hapësira e jetesës jashtë saj, duke parandaluar që ato të kondensohen në mënyrë të pakontrolluar në vendet më pak të dëshirueshme.

 

Mjedisi i lagët dhe i errët për një kohë të gjatë është i favorshëm për formimin e mykut, gjë që ndikon në kalbjen e gjithçkaje që prekë, madje edhe të strukturës mbajtëse të çatisë.

KJO MUND TË JETË SHUMË E RREZIKSHME PËR STABILITETIN E TË GJITHË ÇATISË

 

folije na krovu

Cilësia e membranës përcaktohet nga disa parametra:

·         Dendësia e thurjes - pesha për metër katror

·         Vlera SD - niveli i përshkueshmërisë së folisë

·         Klasa e zjarrit

·         Rezistenca ndaj temperaturave ekstreme (nga -40° në + 100°)

·         Rezistenca ndaj rrezatimit UV

·         Rezistenca ndaj grisjes dhe tërheqjes

·         Koha e lejuar e ekspozimit në kushte atmosferike në çati para mbulimit përfundimtar