wcs slemeno grebena

Krijoni një mjedis të shëndetshëm për veten dhe familjen tuaj!

Duke qenë se 90% të kohës e kalojmë në mjedis të mbyllur, është shumë e rëndësishme klima e shëndetshme e mjedisit të punës apo banimit. Meqenëse materialet e ndërtimit, kanë një ndikim të madh në klimën e brendshme dhe në cilësinë e jetës, një mjedis i shëndetshëm jetësor, mund të arrihet vetem duke përdorur materiale ndërtimore natyrore dhe ekologjike.

male cake velikih majstora za krov

Zgjedhja e duhur për një shtëpi perfekte, si nga bukuria e jashtme ashtu edhe në brendësi tek materialet natyrore që e krijojnë Tjegullën Tondach!

 

Çatia është element i rëndësishëm i shtëpisë. Tjegulla e argjilës Tondach, përbëhet nga argjila e cilësisë së lartë, e cila piqet në temperatura shumë të larta, duke siguruar në këtë mënyrë qëndrueshmërinë e saj

 

Kjo e bën atë veçanërisht të qëndrueshme dhe rezistente ndaj nxehtësisë, acarit, si dhe ndaj kimikateve e ndikimeve të ndryshme mjedisore. Jetëgjatësia e një tjegulle është më shumë se 100 vjet.

 

 

Gamë e gjerë zgjedhjesh

Tjegulla e argjilës Tondach është një produkt natyror, pa element kimik. Ofron një mori mundësish dizajnimi dhe ngjyra të ndryshme për të gjitha llojet e çative. Me zgjidhjet e përkryera që aplikon për çatitë, Tondach siguron mbrojtje dhe siguri, si dhe efikasitet energjetik në përputhje me kërkesat e sotme, gjithnjë në rritje të energjisë.

 

Funksionaliteti,bukuria dhe qëndrueshmëria në një vend!

Përveç avantazheve funksionale, pamja e çatisë tuaj nga jashtë do të jetë e harmonizuar plotësisht në të njëjtën formë të tjegullave që keni zgjedhur për çatinë tuaj! Këtë estetikë të pakompromis mund të ua ofrojnë vetëm tjegullat moderne dhe unike nga TONDACH. Jetëgjatësia ju siguron se kjo zgjidhje është shumë më e volitshme në krahasim me numrin minimal të viteve të funksionimit (që sigurohet nga një garancion me shkrim prej 33 vjetësh), ndërsa çfarëdo zgjidhje tjetër (llamarinë ose plastikë) është krejtësisht e pakrahasueshme.