Sistemet për çati Tondach janë projektuar në mënyrë që çdo element, pëfshirë edhe depërtimin në çati, të ketë rëndësinë e tij dhe të kontribuojë maksimalisht që çatia juaj të zgjatë sa më gjatë. Ndikimi i një elementi individual është i një rëndësie vendimtare për funksionimin e plotë të çatisë.
Shiriti i ventilimit dhe realizimi i duhur i depërtimeve në çati kontribuojnë në ruajtjen e nënstrukturës së çatisë gjatë viteve në vijim dhe që vetë struktura prej drurit të përballojë të gjitha kushtet e motit (të pavolitshme). Nëse neglizhojmë rëndëisnë e këtyre elementeve të sistemit, shumë lehtë mund të vijë deri tek grumbullimi i avujve dhe përkeqësimi i strukturës së drurit. Imagjinoni se sa e rrezikshme mund të jetë kjo për stabilitetin e tërë çatisë?! A dëshironi të rrezikoni shëndetin dhe jetën e më të dashurve tuaj? Jemi të sigurt se përgjigja është JO! Pra lëreni çatinë tuaj të "frymojë lirshëm"!
Përveç avantazheve funksionale, pamja e çatisë tuaj nga jashtë do të jetë e harmonizuar plotësisht sepse këta depërtues janë bërë nga argjila (që është një material natyral) në të njëjtën nuancë dhe formë si tjegullat që keni zgjedhur për çatinë tuaj! Këtë estetikë të patejkalueshme mund t'ju ofrojë vetëm depërtuesi nga qeramika për çati i prodhuar për këtë qëllim.
Jetëgjatësia ju siguron se kjo zgjidhje është shumë më e volitshme në krahasim me numrin minimal të viteve të funksionimit (që sigurohet nga një garancion me shkrim prej 33 vjetësh), ndërsa çfarëdo zgjidhje tjetër (llamarinë ose plastikë) është krejtësisht e pakrahasueshme.