Tjegulla e formatit të madh

Tjegulla e formatit të madh

Kur flasim për stilin dhe dizajnin shpeshherë e dëgjojmë shprehjen: më pak është më shumë. A e keni ditur se këto janë fjalët e arkitektit të njohur gjerman Ludvig Mis van der Roa, i cili konsiderohet si një prej themeluesve dhe pionirëve të arkitektures moderne? 

Koja je prava boja crepa za vaš krov

Më pak është më shumë

Kur Van der Roe ka folur për thjeshtësinë e formave dhe kur i ka thënë këto fjalë tashmë të njohura- ai në mendje i kishte pikërisht çatitë e ndërtesave të ndryshme. Stili i tij arkitektonik ka ndihmuar që të definohet dhe theksohet minimalizmi dhe funksionaliteti i çdo aspekti të ndërtimit. Minimalizmi në arkitekturë, por edhe në arte tjera, paraqitet pas Luftës së dytë botërore. Ndërtimi modern me siguri ka ruajtur disa elementë të ndërtimit minimalist. Arkitektura e shekullit XXI nuk ka vetëm një stil dominues, por ndikimet e ndryshme dhe stilet e mbivendosura kanë çuar në ndërtesa novatore dhe madhështore.

 

Kur bëhet fjalë për shtëpitë moderne familjare, janë të dukshme ndikimet e arkitekturës moderne dhe tradicionale, të cilat në një mënyrë të re kombinuan këto dy stile, domethënë huazuan elementët më të mirë nga të dyja. Në këtë tekst fokusi ynë është te materialet për mbulimin e çatisë -andaj në vijim do të flasim për tjegullat dhe përdorimin modern të tyre.

                                                                       Tjegulla Continental 9

Linja e re e tjegulles Tondach kombinon ndërtimin tradicional me atë modern. Bëhet fjalë për tjegullen Continental 9 e punuar nga argjila natyrale e engobuar. Materialit natyror që është përdorur me shekuj i është dhënë një formë dhe dimensione të reja dhe kështu përshtatet me kërkesat e stilit modern të ndërtimit të shtëpive familjare dhe ndërtesave të tjera rezidenciale dhe publike. Kjo është forma jonë më e kërkuar e tjegulles-tani në një format më të madh. Linja të thjeshta dhe të drejta, montimi i lehtë dhe i sigurt, si dhe ngjyrë e qëndrueshme dhe mbrojtje nga moti- të gjitha këto janë veçori që i ka ruajtur tjegulla Continental 9. Risia është pikërisht në format- tjegulla e re ka përmasa më të mëdha: 50x30 cm dhe nevojiten vetëm 9 copë për m2. Mu për këtë arsyje shprehja më pak është më shumë  në këtë kontekst merr edhe një kuptim tjetër sepse tjegulla e re Tondach mbulon sipërfaqe më të madhe me më pak tjegulla!

Çati moderne me pjerrësi të ulët

Një veçori tjetër e tjegulles së formatit të madh është se është e përshtatshme për instalim në çati me një pjerrësi të ulët. Tjegulla e re Continental 9 mund të instalohet gjithashtu në pjerrësi 10° me një nënstrukturë të përshtatshme çatie. Çatitë me pjerrësi të ulët janë pjesë e ndërtimeve moderne që po marrin stilin kryesor në ndërtimin e shtëpive familjare. Linjat e thjeshta të tjegullave i japin çatisë një pamje moderne dhe të reduktuar, e cila përshtatet me pamjen e përgjithshme të ndërtesës. Me tjegullen moderne të formatit të madh, është arritur një pamje koherente e ndërtesave moderne. Përveç formës dhe formatit, në pamjen moderne të objektit ndikon edhe ngjyra e tjegullave. Tonet e zeza, gri dhe antracit të tjegulles po fitojnë një pozicion udhëheqës në ndërtimin e shekullit të 21-të. Kontrastet plotësuese të çatisë dhe fasadës kontribuojnë në theksimin e të dy elementeve të eksterierit.

 

Tjegulla Tondach Continental 9 ka integruar në dizajnin e saj tiparet më të mira të konstruksionit klasik dhe modern. Para së gjithash, është bërë nga materiali tradicional, me cilësi të lartë - argjilë natyrale, sipas standardeve më të larta të prodhimit modern. Linjat e drejta dhe një format i madh i tjegulles nga argjila Tondach e bëjnë atë një klasik modern.