male cake velikih majstora
© Uwe Strasser
male cake velikih majstora
© Uwe Strasser
male cake velikih majstora
© Uwe Strasser

Truqe të vogla të mjeshtrave të mëdhenj

Zgjidhjet Tondach për çati ju garantojnë çati të qëndrueshme, të sigurta dhe cilësore që gjithashtu janë estetikisht të këndshme edhe për një shumëllojshmëri shijesh. Në këtë tekst jemi përpjekur që t'iu përgjigjemi disa pyetjeve shumë të rëndësishme rreth ndërtimit dhe rinovimit të çatisë.

male cake velikih majstora za krov
© Uwe Strasser

Si është e mundur të zgjatet jeta e çatisë?

Ndërtimi i duhur i çatisë, instalimi i pajisjeve origjinale të sistemit, që përbëhen nga elementët për ventilim, elementët për mbrojtje nga dëbora dhe ndërtimi i çatisë sekondare si mbrojtje shtesë kundër depërtimit të ujit në tavan.

Pse duhet të përdoren zgjidhjet sistemore Tondach për çati?

Për të siguruar mbrojtjen maksimale të shtëpisë suaj, është e nevojshme të përdorni pajisjet origjinale sistemore Tondach, pasi ato së bashku me tjegullat Tondach krijojnë një sistem optimal zgjidhjesh për çati në të gjitha klimat.

Çfarë përfshin një zgjidhje sistemore për çati?

Zgjidhjet e sistemit Tondach përbëhen nga zgjidhja për ventilim, zgjidhja për mbrojtje nga dëbora, zgjidhja e depërtimit në çati, zgjidhja për mbrojtjen e strukturës së çatisë nga lagështia, zgjidhja për ndërtimin e çatisë sekondare, zgjidhja për mbrojtje nga era dhe moti i keq, si dhe sistemi për ecje në çati (për qëllime të mirëmbajtjes së mëvonshme të çatisë ose të pajisjeve në çati).

Pse të përdorni pajisjet origjinale Tondach?

Pajisjet origjinale Tondach janë pjesë e zgjidhjes Tondach për çati dhe plotësisht janë në pajtueshmëri me të gjitha tjegullat Tondach. Instalimi i pajisjeve origjinale Tondach zgjatë ndjeshëm jetën dhe sigurinë e vetë çatisë, dhe në këtë mënyrë edhe sigurinë e banorëve që jetojnë në objekt. Sigurisht këtu kemi edhe garancionin.

Cilat produkte duhet përdorur për të siguruar ajrosjen cilësore të çatisë?

Për të siguruar ajrosjen adekuate të çatisë duhet siguruar hyrjen e ajrit në strehën e çatisë duke instaluar krehër Tondach dhe rrjetin Tondach për zogj, si dhe daljen e ajrit nën kurorë duke instaluar shiritin Tondach për kurorë dhe kulmorë dhe në afërsi të kurorës të vendosen tjegullat për ventilim. Ajrosja e çatisë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse parandalon kalbjen e drurit në nënstrukturën e çatisë dhe gjithashtu përshpejton tharjen e çatisë pas reshjeve të mëdha dhe gjatë shkrirjes së dëborës në çati.

 

Sa është korrekt përdorimi i llaçit gjatë vendosjes së tjegullave anësore?

Vendosja e tjegullave anësore, me montim të thatë, me kapëse, duke vendosur shiritin për kurorë dhe kulmorë Tondach, fiksojmë tjegullat anësore në kurorë dhe kulmoreë, pa mbyllur daljen e ajrit i cili duke qarkulluar natyrshëm thanë drurin dhe vetë çatinë. Përveç kësaj, pamja vizuele e çatisë do të jetë e plotë, e përshtatur në kuptimin e ngjyrave dhe elementeve. Koha kur tjegullat anësore janë montuar me llaç ka mbetur shumë prapa nesh dhe nuk duhet t'i kthehemi asaj!

Si të shmangni kondensimin në strukturën e çatisë?

Ajrosja e çatisë parandalon mbajtjen e lagështisë në zonën e strukturës së çatisë, gjë që parandalon prishjen e parakohshme të strukturës së çatisë prej druri si pasojë e kërpudhave dhe mykut që shkaktojnë kalbjen e drurit.

Duke pasur parasysh shfaqjen e shpeshtë të motit të keq, si të sigurohet çatia në mënyrë shtesë?

Mënyra më e mirë për të siguruar çatinë në mënyrë shtesë nga efektet e motit të keq, përveç përdorimit të vidave standarde për fiksimin e tjegullave është instalimi i kapsëve kundër motit të keq. Kapset veprojnë si sustë, fiksojnë tjegullën në nënstrukturën e drurit kur fryn era dhe në të njëjtën kohë, duke qenë se është një lidhje fleksibël, parandalojnë plasaritjen e tjegullës, dhe përveç kopsave për tjegulla të zakonshme përdoren edhe kopsat për tjegulla të prera dhe për rreshtin e parë të tjegullave.

folije na krovu
© Uwe Strasser

Sa mund të ndikojë cilësia e membranës për çati në pjerrësinë e çatisë?

Jashtëzakonisht! Membranat për çati, si të tilla, janë temë më vete. Përveç peshës së membranës për m2, që zakonisht shërben si tregues për të dalluar membranat e ndryshme për çati, membranat përshkuese nga avulli kanë shumë parametra të tjerë të cilëve duhet t'u kushtohet vëmendje. Do të veçojmë vlerën Sd, sa më e ulët të jetë ajo, membrana aq më shumë merr frymë, dmth. është më e përshkueshme nga avulli dhe rezistente ndaj nxehtësisë, pasi gjatë ditëve me diell në hapësirën e nënstrukturës zhvillohen temperatura deri në 100°C, ato më të lira dhe më pak cilësore shpërbëhen dhe humbasin funksionin e tyre. Mënyra se si është vendosur membrana gjithashtu është shumë e rëndësishme. Nëse ajo është vendosur pa u ngjitur në nyje, konsiderojmë se kemi të vendosur çatinë bazike sekondare. Në varësi të modelit të tjegullave, ky instalim i membranave mundëson që pjerrësia minimale e çatisë të zvogëlohet deri në 5°. Nëse instalohen membranat premium, të tilla si Tondach FOL K, Tondach FOL Mono ose Tondach FOL Thermo DT, nyjet e së cilave ngjiten, pjerrësia mund të zvogëlohet edhe për 3° shtesë.

 

 

Pročitajte još...

Tri hiše, Slovenija

Od ideje do realizacije

Wienerberger tehnička podrška

Mi možemo da vam pomognemo da sagradite željeni objekat!

  • Besplatno savetovanje o izboru materijala
  • Besplatno savetovanje o ugradnji materijala
  • Besplatni proračuni potrebnog materijala

Naši servisi i alati

Prodajna područja

Za sve informacije u vezi nabavke Wienerberger proizvoda kontaktirajte naše predstavnike prodaje.

Tehnička podrška

Kako biste lakše odabrali materijale, saznali više o njihovoj ugradnji, kao i dobili besplatnu specifikaciju materijala za vaš objekat, na raspolaganju vam je naš stručni tehnički tim.

Prijava na Newsletter

Prijavite se na Wienrberger Newsletter i budite u toku! Na e-mail adresu ćete povremo dobijati informacije o aktuelnim temama i novostima iz Wienerberger-a.