tondach crep planoton 10

Planoton 10 - tjegull moderne, me cilësi të mirënjohur

Sot, nuk duhet të jeni vizionar për të ndërtuar një shtëpi moderne të shekullit të 21-të. Mjafton ta mbuloni atë me Tondach Planoton 10 - tjegulla moderne të karakterizuara nga linja të thjeshta, të cilat hapin hapësirë ​​për kreativitetin e secilit prej jush. Ju mund të kërkoni ofertën përmes formularit në internet.
 
 

Kuća u Sremskim Mihaljevcima Inspira slika 6
Tondach Planoton 10

Aktualisht një nga tjegullat më moderne në treg!

 

Si furnizuesi kryesor në botë i materialeve të ndërtimit, biznesi ynë bazohet në kërkimin e inovacioneve dhe zgjidhjeve të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë përdoruesve tanë besnikë. Jemi vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve që do të racionalizojnë konsumin e energjisë, do të ruajnë mjedisin tonë dhe do të sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të shtëpisë.

 

Tjegulla e re Planoton 10 përfshin të gjitha këto dhe paraqet estetikën e dëshiruar, e cila kërkohet sot nga përdoruesit më kërkues. Misioni ynë është të ofrojmë një program të plotë të materialeve të qëndrueshme të ndërtimit dhe zgjidhjeve sistemore në mënyrë që shtëpia e ndërtuar me produktet Wienerberger të jetë e cilësisë më të lartë!

 

Me përzgjedhjen e kësaj tjegulle, do t'i jepni shtëpisë tuaj një pamje të sofistikuar e cila ndjek një trend të ri në mbulim. Planoton 10 karakterizohet nga formati i madh, linjat e drejta dhe elegante, montimi i thjeshtë dhe mbulimi i shpejtë i të gjithë çatisë. Për shkak të përmasave, formës dhe ngjyrës së saj, tjegulla Planoton 10 është ideale për arkitekturën moderne, ndërsa mbrojtja sipërfaqesore revolucionare do të sigurojë qëndrueshmëri të ngjyrave dhe një çati të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë që do të shijohet nga tre brezat e ardhshëm.

 

Tondach Planoton 10. Nuk është çështje prestigji, Ështe çështje stili.

Planoton 10

Cilësia e mirënjohur Tondach

Dizajn modern i formatit të madh

 

I disponueshëm në ngjyrat më të kërkuara

 

Zgjidhje e plotë për një çati të sigurt

 

Garanci 33 vjeçare

 

Dhe për çatitë me pjerrësi të ulët

 

Kuća u Sremskim Mihaljevcima Inspira slika 4

Bëjeni llogaritjen e materialeve të nevojshme falas!     

Në web faqën tonë mund të bëni një llogaritje të materialeve të nevojshme për çati përmes përllogaritësit tonë falas.

Planoton 10

Tjegulla Tondach PLANOTON 10 është moderne, e sigurt, e qëndrueshme dhe ideale për çdo çati. Njihuni me të:

Prikaz strešine Planotona 10

Na dërgoni kërkesën tuaj për ofertë!

Nëse dëshironi të keni tjegulla Tondach në çatinë tuaj të re ose të rinovuar, na tregoni dhe ne mund t'ju ndihmojmë! Ekipi ynë i shitjeve do t'ju kontaktojë shumë shpejt.

AL_MKT_PHO_TON_Planoton 10 explanation

                                    5 arsye të rëndësishme pse duhet të zgjidhni tjegullat Planoton 10:

Sepse shtëpia juaj ka nevojë për tjegulla moderne dhe elegante  

Tjegulla Tondach Planoton 10 ofron një pamje moderne me një dizajn minimalist. Falë strukturës së saj dhe përdorimit të metodave më moderne të pjekjes së argjilës me mbrojtje sipërfaqësore, përveç pamjes elegante, siguron peshë optimale dhe forcë të shkëlqyer mekanike.

 

Falë formatit të madh, çatia juaj do të mbulohet brenda një kohe shumë të shkurtër

Për shkak të formatit të madh, formës së thjeshtë dhe instalimit të thjeshtë në çati, vendosja e tjegullave do të bëhet shumë më shpejt. Mjaftojnë vetëm 10 tjegulla për të mbuluar 1m2 çati.

 

Shtëpia juaj do të frymon me natyrën

 Tjegulla nga argjila Planoton 10 është bërë prej argjile natyrale, pa aditivë kimikë. Ajo absorbon lagështinë gjatë netëve të verës dhe e lëshon atë në mjedis gjatë ditës, ashtu që mund të thuhet se merr frymë dhe në këtë mënyrë krijon një mjedis jetese të shëndetshëm.

 

Ekspertët tanë Tondach janë në dispozicionin tuaj

Kërkimi stresues për zgjidhje të përshtatshme për të gjithë çatinë tuaj ka përfunduar. Tondach ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për çati, tjegulla çatie Tondach dhe pajisje përkatëse të sistemit. Me instalimin e të gjithë elementëve, garantohet cilësia dhe përputhshmëria, ndërsa siguria shtesë e sistemit të plotë të çatisë Tondach ofrohet nga garancia Tondach! Zgjidhni të gjithë sistemin në një vend, sepse do të përfitoni më shumë!

Ekipi i fortë i Wienerberger kursen kohë dhe para

 Të gjitha pyetjet dhe dilemat që lindin gjatë vendosjes së tjegullave zgjidhen nga kolegët tanë nga ekipi profesional i shitjeve dhe ekipi i mbështetjes teknike të projektit. Ata do t'i zgjidhin problemet në një kohë shumë të shkurtër. Kurseni kohë, sepse koha është para!

Keni nevojë për përllogaritje të materialeve?

Na kontaktoni për specifikime, këshilla rreth instalimit dhe përzgjedhjen e produkteve krejtësisht falas!

Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë zgjedhjes së tjegullave dhe elementeve shtesë për çatinë, ose nëse keni nevojë për këshilla për instalimin ose llogaritjen e materialeve për çati, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë.

 

Çatia që zgjat për dekada-Zgjidhjet e sistemit Tondach

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me tjegulla nga argjila të cilësisë së lartë nga oferta e Wienerberger, ne mund të plotësojmë të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja. Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji.

Tjegulla Planoton 10 është ideale për arkitekturën moderne