Sve za dom na jednom mjestu!

TJEGULLA E RE TONDACH - CONTINENTAL 9 ËSHTË KËTU!

Forma tashmë e njohur, cilësi edhe më e mirë, nuanca më të bukura dhe formati më i madh-Continental 9 nuk do ju lë indiferent. Njihuni me tjegullen më të përsosur nga oferta jonë. Linjat e saj elegante, nuanca moderne dhe fakti që në mënyrë perfekte përshtatet në pjerrësi të ulëta të çative dhe në akritekturen moderne, e bëjnë atë superior ndaj të tjerëve.
 
 

                                           RISI NË GAMËN E WIENERBERGER!

Kjo është forma jonë më e kërkuar e tjegulles- tani në formatin më të madh. Linja të thjeshta dhe të drejta, instalim i lehtë dhe i sigurt, si dhe ngjyrë e qëndrueshme dhe mbrojtje nga kushtet e rënda atmosferike - të gjitha këto janë veçori që tjegulla e re Continental ka ruajtur. Risia është pikërisht në format - tjegulla e re ka përmasa më të mëdha, nevojiten vetëm 9 copë për m2. Kjo tjegull është zgjidhja perfekte për pjerrësi të ulët të çatisë, kështu që korrespondon me pjerrësinë e çatisë deri në 10° me një nënstrukturë të përshtatshme. Continental 9 ka kanale të dyfishta të thella që mundësojnë izolimin akoma më të mirë të sipërfaqes së çatisë. Në këtë mënyrë është eliminuar rreziku nga depërtimi i shiut të shoqëruar me erë dhe borës së thatë.

Tjegulla e formatit të madh për arkitekturë moderne dhe bashkëkohore!

Pse është Tondach Continental 9 zgjidhja më e mirë!

Cilësi dhe funksionalitet i lartë

  • Pamje elegante dhe moderne
  • Material natyror
  • Ngjyra e qëndrueshme e përfituar me anë të engobimit
  • Çati e qëndrueshme dhe afatgjate
  • 33 vite garanci me shkrim

Përfitimet për investitorin

  • Ideale për arkitekturë moderne
  • Instalim i thjeshtë dhe i shpejtë i çatisë
  • Zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme
  • Rritja e vlerës së pasurisë së paluajtshme
  • Mundësia e instalimit në pjerrësi të ulëta

Zgjidhje e plotë

  • Tjegulla e formatit të madh
  • Elemente çatie nga argjila
  • Të gjitha aksesorët
  • Membrana e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji
  • Dritare çatie

Tjegulla e madhe për pjerrësi të vogla

Zgjedhja numër 1 për ndërtim modern

Njihuni me formatin tonë të ri të tjegulles tashmë të njohur! Continental 9 plotëson të gjitha kërkesat e materialeve ndërtimore moderne, cilësore dhe miqësore me mjedisin. 

Çati e sigurtë dhe afatgjate

Mësoni më shumë për tiparet e tjegulles sonë të re

A e dini se tjegulla e re Tondach- Continental 9- ka përmasa më të mëdha dhe për këtë arsyje nevojiten vetëm 9 copë për m2?

Tondach Continental 9 primopredaja 7

Na dërgoni kërkesën tuaj për ofertë!

Nëse dëshironi të keni tjegulla Tondach në çatinë tuaj të re ose të rinovuar, na tregoni dhe ne mund t'ju ndihmojmë! Ekipi ynë i shitjeve do t'ju kontaktojë shumë shpejt.

Zgjidhni produktin më të mirë për çatinë tuaj!

Tjegull e formatit të madh me cilësi të lartë e disponueshme në ngjyra të ndryshme! Çdo ngjyrë është e qëndrueshme dhe fitohet nga procesi natyral i engobimit.

Woman looking at computer screen in front of brick-lined wall
© Florian Küttler

Shkarkoni katalogun e produkteve për çati

Zbuloni të gjitha detajet në katalogun e ri të zgjidhjeve të sistemit të çatisë Tondach. Ruani atë në kompjuterin tuaj dhe shfletoni botimin e ri elektronik në çdo kohë.

Tjegulla e formatit të madh dhe ndërtimi modern

Më pak tjegulla mbulojnë sipërfaqe më të madhe të çatisë

Kur flasim për stilin dhe dizajnin shpesh dëgjojmë shprehjen më pak është më shumë. A e dini se këto janë fjalët e arkitektit të famshëm gjerman Ludwig Miss van der Rohe, i cili konsiderohet si një nga themeluesit dhe pionieret e arkitekturës moderne?

 

Forma e çatisë - shpatet e kulmeve të pjerrëta

Çati me pjerrësi të mëdha, mesatare dhe të ulët

Tjegulla e re Continental 9 është e përshtatshme për pjerrësi të ndryshme të çatisë. Linjat e saj të drejta, formati i madh dhe instalimi i lehtë e bënë atë zgjedhjen numër një për çati.

Keni nevojë për përllogaritje të materialeve?

Na kontaktoni për specifikime, këshilla rreth instalimit dhe përzgjedhjen e produkteve krejtësisht falas!

Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë zgjedhjes së tjegullave dhe elementeve shtesë për çatinë, ose nëse keni nevojë për këshilla për instalimin ose llogaritjen e materialeve për çati, mos ngurroni të na kontaktoni për ndihmë.

 

Çatia që zgjat për dekada-Zgjidhjet e sistemit Tondach

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me tjegulla nga argjila të cilësisë së lartë nga oferta e Wienerberger, ne mund të plotësojmë të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja. Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji.

Tondach Continental 9 primopredaja 7

Bëjeni llogaritjen e materialeve të nevojshme falas!     

Në web faqën tonë mund të bëni një llogaritje të materialeve të nevojshme për çati përmes përllogaritësit tonë falas.

Galeria e objekteve referente

Businessman and architect talking about new building projects at a construction site

Lini një takim me ekipin tonë teknik

Na kontaktoni për një llogaritje falas të materialeve, këshilla për instalimin dhe përzgjedhjen e produkteve dhe sistemeve për ndërtim.