New Administration Building Textilverband Munster; Brick Award 2020 Category "Building Outside The Box"; Architects: behet bondzio lin architekten GbmH; Photo:  Thomas Wrede VG Bild-Kunst Bonn
© Thomas Wrede VG Bild-Kunst Bonn

Brick Award 20: Fakte dhe shifra

Vjenë, 23 shtator 2020 - Çmimi i njohur botërisht për arkitekturë Brick Award jepet për të dalluar arkitekturën moderne dhe inovative të tullave, e cila zbulon sa të larmishme e të ndryshme mund të jenë produktet qeramike kur përdoren për mure, fasada, çati dhe shtrim. Ky çmim jepet në çdo dy vjet që prej vitit 2004. Në vitin 2020 Wienerberger e ndan këtë çmim për të nëntën herë.

Anëtarët e Jurisë

Për Brick Award 20 juria përbëhej nga pesë arkitektë të njohur botërisht:

·        Helena Glantz, Urban Design (Suedi)

·        Toni Gironès Saderra, Estudi d’Arquitectura Toni Gironès (Spanjë)

·        Tina Gregoric, Dekleva Gregoric Architects (Slloveni)

·        Mette Kynne Frandsen, Henning Larsen Architects  A/S (Danimarkë) dhe 

·        Jonathan Sergison, Sergison Bates Architects (Mbretëria e Bashkuar)

Projektet e nominuara

  • 644 projekte nga 55 vende u paraqitën për çmimin e sivjetshëm. Një juri paraprake përzgjodhi 50 projekte për sesionin final të jurisë.

Çmimet

Çmimi Brick Award ka në total 29,500 Euro për shpërblime në të holla në pesë kategori. Një juri e pavarur ekspertësh garanton procedurën objektive të përzgjedhjes. Wienerberger nuk ka të drejtë vote për vendimin e jurisë. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve zhvillohet online më 23 shtator 2020. Emrat e fituesve nuk do të bëhen të njohur përpara kësaj.

Pesë kategori kualifikohen për Brick Award. Njëri nga pesë projektet fituese në këto kategori është edhe fituesi i Çmimit të Madh. Është dhenë përveç kësaj dhe një Çmim Spepcial.

  • Feeling at home
  • Living together
  • Working together
  • Sharing public spaces
  • Building outside the box

Fituesit

Fituesi i Çmimit të Madh dhe Fitues në kategorinë “Sharing public spaces”: Universiteti i Silezisë, Fakulteti i Radio-Televizionit

Vendndodhja e projektit:              Katovice, Poloni

Arkitekt:                                            BAAS Arquitectura (Barcelonë/Spanjë) me Grupa 5 architekci (Varshavë/Poloni) dhe Małeccy biuro projektowe (Katovice/Poloni)

 

Fituesi në kategorinë “Living together”: Prototype Village House

Vendndodhja e projektit:              Kigali, Ruandë

Arkitekt:                                           Rafi Segal, MIT Rwanda Workshop Team (US), Rwanda Housing Authority (Ruandë)

 

Fituesi në kategorinë “Feeling at home”: Iturbide Studio

Vendndodhja e projektit:              Mexico City, Meksikë

Arkitekt:                                            Taller Mauricio Rocha + Gabriela Carrillo (Mexico City/ Meksikë)

 

Fituesi i Çmimit Special në kategorinë  “Feeling at home”: Can Jaime I n´Isabelle

Vendndodhja e projektit:             Palma, Spanjë

Arkitekt:                                           TEd'A arquitectes (Palma/ Spanjë)

 

Fituesi në kategorinë “Working together”: City Archive Delft

Vendndodhja e projektit:              Delft, Vendet e Ulëta

Arkitekt:                                            Office Winhov (Amsterdam/ Vendet e Ulëta) & Gottlieb Paludan Architects (Kopenhagë/Danimarkë)

 

Fituesi në kategorinë  “Building outside the box”: Maya Somaiya Library

Vendndodhja e projektit:              Kopargaon, Indi

Arkitekt:                                           Sameep Padora & Associates (Maharashtra/Indi)

Libri “Brick’20”

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, Wienerberger boton një libër me titull "Brick'20", i cili përcjell konkursin e arkitekturës. Libri paraqet 50 projektet e përzgjedhura, duke përfshirë fituesit. Pesë ese nga autorë ndërkombëtarë e plotësojnë më tej këtë përmbledhje të arkitekturës bashkëkohore të tullave. Libri vë në qendër të vëmendjes materialet e ndërtimit prej argjile që janë të përjetshme dhe i përshtaten në mënyrë perfekte arkitekturës inovative me shikim në të ardhmen. Botuar në bashkëpunim me Park Books.

Për informacion të mëtejshëm vizitoni www.brickaward.com

Wienerberger Group

Grupi Wienerberger është një ofrues kryesor ndërkombëtar i zgjidhjeve inteligjente për ndërtesën në tërësi dhe për infastrukturën. Wienerberger është prodhuesi më i madh në botë i tullave (Porotherm, Terca) dhe lider në tregun e tjegullave qeramike (Koramic, Tondach) në Europë, si dhe i gurëve prej betoni (Semmelrock) në Europën Qëndrore dhe Lindore. Në sistemet e tubave (tuba qeramike Steinzeug-Keramo dhe tuba plastike Pipelife) kompania është ndër furnizuesit kryesorë në Europë. Me 201 qendrat e veta të prodhimit, Grupi Wienerberger ka gjeneruar  të ardhura prej 3.5 miliardë Euro dhe EBITDA LFL prej 587 milionë Euro në vitin 2019.

Për pyetje, ju lutemi, kontaktoni:

Claudia Hajdinyak, Shefe e Komunikimeve Korporative të Wienerberger AG

t +43 664 828 31 83 | claudia.hajdinyak@wienerberger.com