Brick Award 22 nominee: Vejen Town Hall
© Anders Sune Berg

Konkursi për çmimin Brick Award 24 nga fusha e arkitekturës

Kompania Wienerberger ju fton të aplikoni për çmimin Brick Award 24, i cili jepet për projektet më të mira arkitekturore në të cilat përdoren tulla prej argjile.
Brick Award është një çmim i njohur ndërkombëtarisht dhe paraqet një çmim për arkitekturën e jashtëzakonshme të tullave.

Për çmimin Brick Award 2024, Wienerberger fton arkitektë, kritikë dhe gazetarë të arkitekturës nga e gjithë bota për të paraqitur projektet e tyre.

Çmimi Wienerberger Brick, i cili u prezantua për herë të parë në vitin 2004, është një çmim arkitektonik që jepet çdo dy vjet për shembuj të shquar të zgjidhjeve arkitekturore moderne dhe inovative në të cilat përdoren tullat. Aplikimet për projekte mund të dorëzohen nga arkitektë, kritikë dhe gazetarë të arkitekturës nëpërmjet platformës online.

Brick Award 22 nominee: Vejen Town Hall
© Anders Sune Berg

Aplikimet mund të dërgohen deri më 14 mars 2023 dhe formularin e aplikimit mund ta plotësoni këtu:

 

Aplikimet mund të dërgohen deri më 14 mars 2023 dhe formularin e aplikimit mund ta plotësoni KËTU.

Pjesëmarrja në konkurs është falas. Formulari i aplikimit përbëhet nga të dhënat bazë mbi projektin, një tekst i shkurtër informues që përshkruan projektin, si dhe një fushë për shtimin e një fotografie dhe plani të objektit.

Kriteret për vlerësim përfshijnë konceptin inovativ të projektimit dhe arkitekturës, përdorimin e shkathët dhe inovativ të materialeve të ndërtimit prej argjile, si dhe cilësinë e arkitekturës në aspektin estetik, formës dhe ndërtimit të projektit. Vëmendje e veçantë i kushtohet  qëndrueshmërisë, rezistencës ndaj kushteve të ndryshueshme klimatike, efiçencës së energjisë, jetesës së aksesueshme - përshtatshmërisë së projektit në raport me qëllimin, llojin e ndërtesës dhe kontekstin kulturor.

Një pjesë e konsiderueshme e projektit duhet të përbëhet nga materiale ndërtimi prej argjile (blloqe argjile, tulla fasade, pllaka shtrimi prej argjile, tjegulla argjile, listela dekorative nga argjila, etj.).

Projekti duhet të përshtatet në një nga kategoritë e përcaktuara - Ndjehuni si në shtëpi, Ndarja e hapësirave publike, Të jetoni së bashku, Të punoni së bashku, Ndërtime jashtë kuadrit të standardeve.

Projektet të cilat mund të aplikojnë duhet të jenë të përfunduara në vitin 2020 ose më vonë.

Projekti mund të përfshijë objekte të reja, të rinovuara dhe të rimodeluara.

Projekti mund të përfshijë tulla të reja dhe të ripërdorura.

Përdorimi i produkteve Wienerberger nuk është një faktor i rëndësishëm për pjesëmarrje.

Fituesi i çmimit Grand Prize (duke përfshirë fituesit e kategorive të tjera) do të marrë çmime në të holla si dhe titullin prestigjioz të mbajtësve të çmimeve.

Për më shumë informacione, vizitoni www.brickaward.com

Presim aplikimet tuaja!

Mbi kompaninë:

Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave në botë (Porotherm, Terca) dhe lider në tregjet e tjegullave prej qeramike (Koramic, Tondach) në Evropë, si dhe i pllakave prej betoni për shtrim (Semmelrock) në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në sistemet e tubacioneve (tuba qeramike Steinzeug-Keramo dhe plastike Pipelife) kompania është një nga furnizuesit kryesorë në Evropë. Me 196 objektet e prodhimit në 28 vende, Wienerberger ka gjeneruar në vitin 2017 të ardhura prej 3119 milionë euro dhe EBITDA operative prej 415 milionë.

Wienerberger, e themeluar në vitin 1819, ka një historik 200 vjeçar. Suksesi i kompanive i detyrohet tullës si produkt. Sot, Kompania është mjaft më shumë se një prodhues i thjeshtë i tullave: Wienerberger është një kompani ndërkombëtare e regjistruar (në Bursën e Vjenës) dhe është prodhuesi i vetëm multinacional i blloqeve qeramike, tullave të fasadës dhe tjegullave, tubave qeramike dhe plastike dhe pllakave të shtrimit prej betoni dhe qeramike.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm