Një pjesë e konsiderueshme e projektit duhet të përbëhet nga materiale ndërtimi prej argjile (blloqe argjile, tulla fasade, pllaka shtrimi prej argjile, tjegulla argjile, listela dekorative nga argjila, etj.).
Projekti duhet të përshtatet në një nga kategoritë e përcaktuara - Ndjehuni si në shtëpi, Ndarja e hapësirave publike, Të jetoni së bashku, Të punoni së bashku, Ndërtime jashtë kuadrit të standardeve.
Projektet të cilat mund të aplikojnë duhet të jenë të përfunduara në vitin 2020 ose më vonë.
Projekti mund të përfshijë objekte të reja, të rinovuara dhe të rimodeluara.
Projekti mund të përfshijë tulla të reja dhe të ripërdorura.
Përdorimi i produkteve Wienerberger nuk është një faktor i rëndësishëm për pjesëmarrje.
Fituesi i çmimit Grand Prize (duke përfshirë fituesit e kategorive të tjera) do të marrë çmime në të holla si dhe titullin prestigjioz të mbajtësve të çmimeve.
Për më shumë informacione, vizitoni www.brickaward.com
Presim aplikimet tuaja!