Roof windows
Lifestyle image

Përparësitë e jetës nën çati

Ambientet e nënçatisë janë një burim i pashtershëm frymëzimi për dizajn të brendshëm, dhe atij nuk i rezistojnë dot as ekspertët profesionistë e as banuesit.

Vendimi për të krijuar një hapësirë ​​jetese në tavan është sfidë e madhe, ku procesi nga skica e parë deri te vendosja në shtëpi është krijues dhe plot emocione. Të jetosh në papafingo ka në vetvete diçka magjike, është krejtësisht ndryshe nga të gjitha hapësirat e tjera të jetesës. Sidoqoftë, nëse jetoni në papafingo apo thjesht e ndërtoni atë, para së gjithash kushtojini një vëmendje të veçantë cilësisë së ndërtimit, qëndrueshmërisë dhe izolimit të mirë dhe dizajnjimin e brendshëm mund ta lini për në fund që të ëmbëlsojë kënaqësinë e krijimit të një hapësire ideale banimi.

Hapësira e nënçatisë ka një atmosferë të veçantë. Për shkak të natyrës së saj unike, është e vështirë t`i rezistosh. Megjithëse deri vonë papafingoja ka qenë e rezervuar për artistët dhe studiot e tyre ose për njerëzit me më pak të ardhura, ajo është bërë tashmë një trend në zgjedhjen e hapësirës së jetesës për shkak të hijeshisë dhe bollëkut të dritës.

Pse jetohet në papafingo?

Ajo që ka kontribuar më shumë në promovimin e jetës nën çati është progresi i madh në cilësinë e materialeve të ndërtimit dhe të vetë ndërtimit. Prandaj, pavarësisht nëse jetoni tashmë në papafingo, nëse thjesht jeni zhvendosur në të apo keni nisur ta ndërtoni nga e para, kushtojini vëmendje zgjedhjes së materialeve dhe verifikimit të opsioneve ekzistuese dhe këshillohuni me ekspertët para se të vendosni për një strehim afatgjatë nën shpatet e çatisë tuaj. Frymëzohuni për të realizuar këtë vendim të rëndësishëm në jetën tuaj dhe zgjidhni estetikën, por edhe cilësinë. Papafingoja është një burim frymëzimi me të vërtetë i pashtershëm, orenditë e të cilit i kënaqin breza dhe nxisin në maksimum frymën krijuese dhe eksperimentale.

Një çati e mirë është çelësi i hapësirës cilësore të jetesës

Lifestyle image
Tondach Roof windows

Para se të rregulloni ose të blini një hapësirë tavani, mos harroni të kontrolloni me kujdes gjendjen e çatisë. Konsultohuni me një ekspert mbi mundësitë që jep konstruksioni i saj dhe riparimet e mundshme në të ardhmen. Ju mund ta bëni këtë nga jashtë me një kontroll të hollësishëm, duke u siguruar që gjithçka është në vendin e vet dhe e fiksuar fort, gjithashtu mund të inspektoni truallin rreth ndërtesës për copa tjegullash. Kontrolloni patjetër shtresën hidroizoluese nën tjegullat dhe sigurohuni që ajo nuk është e komprometuar në mënyrë që të parandalohet ndonjë depërtim i mëvonshëm uji në elementet e konstruksionit. Nëse nuk shihni ndonjë problem nga jashtë, kontrolloni tjegullat nga poshtë për njolla të lehta dhe të errëta. Nëse konstatoni se çatia juaj ka nevojë për riparim ose një zëvendësim të plotë të elementeve, duhet të zgjidhni me kujdes tjegullat e duhura para se të filloni riparime të shtrenjta. Përveç cilësisë së produktit, është e rëndësishme që ky të mund të montohet me lehtësi në strukturën ekzistuese, nëse kjo është mjaft e ruajtur dhe e fortë. Kjo kursen kohë dhe para. Të tilla tjegulla janë ato me aftësinë e mbivendosjes. Në kombinim me materialin cilësor, të qëndrueshëm dhe natyral siç është argjila, të prodhuara sipas standardeve më të larta të ndërtimit, ju do të keni një zgjidhje ideale për riparimin e çatisë së vjetër ose ndërtimin e një çatie të re.

Sistemet e çatisë Tondach ofrohen në variante të ndryshme, sipas kushteve klimatike të rajonit ku jetoni dhe në një gamë të gjerë ngjyrash për çdo lloj stili dhe vizioni. Kur ndërtoni një hapësirë ​​të banueshme të nënçatisë, përveç cilësisë së tjegullave, merrni parasysh pjerrësinë dhe konstruksionin. Çatia klasike me dy pjerrësi është zgjidhja më ekonomike, ajo mbetet e ruajtur më mirë me kalimin e kohës dhe sjell kursime të energjisë plot 25-35%. Gjithashtu është e mbrojtur më mirë nga shiu dhe dëbora, era dhe stuhia, por edhe nga zhurmët e jashtme.

"Kombinoni stilet me ngjyrat, teksturat dhe materialet që pasqyrojnë stilin dhe karakterin tuaj personal" 

Zgjidhjet për tavane dhe mure si dhe izolimi

Ju ndoshta e dini mirë, se po të bëhet që në fillim një ndërtim cilësor dhe izolim i mirë, kjo në fund të fundit do t'ju kursejë shumë energji dhe para në të ardhmen, prandaj frymëzimi juaj le të jetë një produkt i qëndrueshëm dhe i efektshëm. Zgjidhjet e murit Porotherm janë zgjidhja optimale për konstruksionin e papafingos. Blloqet qeramike me vrima vertikale janë të qëndrueshme dhe sigurojnë ndërtim të shpejtë dhe të lehtë dhe janë një zgjedhje logjike për të gjitha strukturat dhe rindërtimet e hapësirës së nënçatisë.

"Është e rëndësishme të zgjidhni dritare cilësore, ndërsa për hir të pamjes dhe sasisë së dritës, është një ide e mirë të keni si dritare anësore, dhe dritare të nënçatisë".

Dizajni i brendshëm është mishërimi i karakterit dhe stilit tuaj

Roof windows
Roof windows

Ngjyrat, teksturat dhe zgjedhja e materialeve pasqyrojnë stilin dhe karakterin tuaj personal, prandaj mos lejoni që të tjerët t'ju imponojnë tendencat e veta. Në ditët e sotme, gjithçka është tashmë e njohur dhe shumëllojshmëria varet mjaft edhe nga çmimi. Aktualisht, stili skandinav dhe industrial i dekorimit janë më të përhapur, por do të ishte gabim të thuash që ndonjë stil tjetër është i vjetëruar. Vetëm ajo që është e këndshme për ju dhe tërheqëse për syrin tuaj do të pasqyrojë stilin tuaj personal dhe do të krijojë një hapësirë ​​të hareshme që ju dhe familja juaj do ta shijoni vërtet. Shfletoni revistat, frymëzohuni nga faqet e internetit dhe rrjetet sociale dhe kombinojeni atë me stilin tuaj. Lërini hapësirat e mëdha të jenë neutrale, ndërsa detajet të sjellin karakter dhe ngjyra në hapësirat e tjera. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të kombinoni stilet. Për të filluar, lexoni karakteristikat kryesore të stileve që hasen më shpesh.

Roof windows
Roof windows

Dekorimi i tullave në muret e brendshme në kombinim me kolltuqet prej lëkure, tubat e zhveshur dhe detajet prej druri dhe metali të papërpunuar janë tipare që karakterizojnë stilin shumë të njohur për momentin, të quajtur industrial, por këto elemente mund të kombinohen shumë mirë me stile të tjera. Thjeshtësi dhe dritë, pak elemente druri për ngrohtësi, thurje me shtiza dhe ca tekstura asimetrike janë tiparet që gjejmë në stilin skandinav që gjithmonë pëlqehet. Përveç kësaj, është mjaft i përhapur edhe stili i mirënjohur “shik” plot detaje me lule dhe tone pastel, si dhe mobilje të tipit rural, të cilat janë ideale për persona më romantikë. Minimalizmi ka qenë frymëzim i përjetshëm në të gjitha kohërat dhe e ka çuar mendimin njerëzor te shumica e stileve të reja që vetëm e mbindërtojnë, ndërkohë që kombinimi eklektik i ngjyrave, modeleve, detajeve dhe materialeve është nga stilet më të guximshme, por edhe më komplekse që automatikisht na lidhin me njerëz krijues, të angazhuar në ndonjë lloj arti. Mund të hartoni një draft të ideve tuaja për tavanin dhe të provoni edhe idetë mbi të, dhe pastaj shihni ofertat në dyqanet e mobiljeve dhe orendive të tjera për shtëpinë. Dhe mos harroni të merrni më parë përmasat, sepse mund të ndodhë që produkti që i përshtatet stilit tuaj të mos përputhet me përmasat. Ju duhet durim dhe kohë, sepse aredimi është një projekt i madh që do ta shijoni për një kohë të gjatë.

Frymëzimi është kudo - te njerëzit, librat, në natyrë.

Lifestyle image

Na kontaktoni për më shumë informacion

Mos harroni të zgjidhni modelin e duhur për çatinë tuaj dhe do të bindeni  për cilësinë e lartë të produkteve tona.