Dizajni dhe shumëllojshmëria

Falë sensit të dizajnimit, kompetencës dhe teknologjive të përparuara, ne ofrojmë një gamë të gjerë strukturash të ndryshme të sipërfaqeve për krijimin e projekteve individuale. Shihni shkurtimisht mundësitë që ju ofrojmë këtu.

Sipërfaqe “Teksturë me strukturë kokrrizash të imëta”

Sipërfaqja unike me teksturë të imët kokrrizore arrihet si rezultat i përpunimit të shtuar gjatë një procesi teknologjik të patentuar, ku kokrrizat e imëta natyrale të shpërndara në sipërfaqe, i japin secilit produkt pamje të papërsëritshme. Paraqitja mbresëlënëse e sipërfaqes, e kombinuar me vija të drejta pa fugë i japin Umbriano-s rrezatimin specifik të granitit natyral.

  • Magna
  • Umbriano kubeza

Sipërfaqe “e larë”

Sipërfaqja e produkteve përpunohet më tej dhe si rezultat mbeten të dukshme fraksione guri natyror të përzgjedhura posaçërisht. Struktura e sipërfaqes së larë nxirret në pah butësisht. Guriçkat e ekspozuar japin theks me shkëlqim në sfondin natyror. Sipërfaqja ka një shkëlqim mjaft të fortë. Produktet me sipërfaqe "të larë" rrezatojnë elegancë dhe stil të frymëzuar nga natyra.

Sipërfaqe “Colorflow”

Vizioni karakteristik i produkteve me dizajn "color-flow" arrihet me përzierje lineare të përbërjeve të ngjyrave të zgjedhura në mënyrë harmonike, duke i dhënë sipërfaqes një pamje unike. Loja e nuancave të çelëta dhe të errëta sjell një pamje ekspresive shumëngjyrëshe të sipërfaqes.

Sipërfaqe “Colormix”

Specifika e produkteve me sipërfaqe "Colormix" është rezultat i një kompozimi të parapërgatitur ngjyrash, përzierja e të cilave krijon një pamje të ndritshme dhe origjinale të secilit produkt. Loja harmonike e ngjyrave garanton një shkëlqim unik edhe në sipërfaqe të mëdha.

Sipërfaqe “beton i dukshëm”

Shtresa mbuluese trajtohet vetëm duke aplikuar një mbulesë kuarci. Produktet me sipërfaqe betoni të dukshëm prodhohen në variante me një ngjyrë.