Umbriano

UMBRIANO® ofron harmoni ndërmjet dizajnit dhe natyrës

Pamja unike e krijuar nga produktet me sipërfaqe UMBRIANO® jep bukuri të natyrshme dhe thekson rrezatimin karakteristik të çdo  hapësire. Vlera origjinale estetike e teknologjisë së patentuar për prodhimin e UMBRIANO® vlerësohet në gjithë botën, jo vetëm me mijëra metrat katrorë të produkteve të shtruara në projekte me funksione të ndryshme dhe vizion që të lë pa fjalë, të tilla si * (nën vijë pasojnë objektet e listuara), por edhe me çmimet e fituara prestigjioze dhe nominime për dizajn ekskluziv si "Design Germany Awards 2012", "IF Product Award 2011", etj. Vizioni klasik i "qytetit të vjetër evropian", i realizuar me pllaka të formatit të madh dhe me ndërtesa me ornamente të bukura gipsi, me themele guri etj., i adapton me lehtësi pllakat UMBRIANO® ngjyrë graniti të hapur e të errët dhe i bën ato një pjesë të asaj simbioze që krijon ndjenjë harmonie dhe të kujton epokën klasike. Pa e prishur atmosferën e përgjithshme, piktura origjinale UMBRIANO® tërheq vëmendjen dhe e drejton atë në mënyrë diskrete tek elementët arkitektonikë nëpër fasada dhe tek detajet që bien në sy në këtë sfond klasik.

Pllakat UMBRIANO® janë produkte Semmelrock Premium që kanë një personalitet mbresëlënës, falë vizionit të tyre ekskluziv dhe cilësisë së lartë. Kombinimi perfekt i materialeve të zgjedhura posaçërisht dhe teknikave të ndryshme të përpunimit të mëtejshëm garanton funksionalitet të lartë dhe vlerë estetike. Produktet trajtohen me një shtresë të veçantë duke siguruar kështu mbrojtjen ndaj kushteve të motit.

Produktet me sipërfaqen unike të strukturës "me kokrriza të imëta" prodhohen në formate dhe trashësi të ndryshme, në varësi të funksionit të terrenit. Falë pamjes së tyre individuale, produktet mundësojnë kombinime midis formateve të ndryshme në mënyrë që të arrihen rezultatet optimale. Produktet në formatin 50x50 me trashësi 5 dhe 75 × 25 8 cm, përshtaten lehtësisht në projekte që kanë të bëjnë me rinovimin ose ndërtimin e hapësirave urbane, siç janë parqet e qytetit, sheshet, kopshtet, shëtitoret, etj.

Vizioni elegant dhe njëkohësisht tërheqës i sipërfaqes së këtyre produkteve vjen si rezultat i ngjyrave natyrore të zgjedhura posaçërisht në shtresën sipërfaqësore, të kombinuara në mënyrë speciale falë teknologjisë së patentuar të prodhimit. Gërshetimi i grimcave ngjyrë të hapur e të errët në sipërfaqen homogjene krijon vizionin e "granitit natyral" ndërkohë që skajet e drejta e bëjnë çdo element të shtresës UMBRIANO® të përfunduar dhe të pajtueshëm me stile të ndryshme arkitektonike.

UMBRIANO® pllaka