Tjegulla e presuar Continental plus shërben për mbulimin e çative me pjerrësi. Kjo është një nga tjegullat më të preferuara si për kontraktorin, ashtu dhe për investitorin, sepse forma e saj përshtatet shumë mirë me variantet e ndryshme të objekteve. Falë kanaleve të dyfishta shumë të thella, kjo tjegull mundëson izolimin më të mirë të sipërfaqes së çatisë, duke shmangur rrezikun e depërtimit të shiut të shoqëruar me erë, si dhe mbushjen me dëborë të thatë.
- Dimensionet: 27.2 x 44.5 cm
- Copë për metër katror: 12cp/m²
- Gjerësia mesatare e mbulimit: 23,30 cm
- Gjatësia e sugjeruar e mbulimit: 28.0 - 36.0 cm
- Pesha për copë: 3 kg
- Pjerrësia e çatisë me kërkesa shtesë të nënçatisë: 27°