Mediteran plus rërë antike

Pamja e veçantë e tjegullës Mediteran Plus, i jep çatisë elegancë mesdhetare. Kryesisht përdoret në Mesdhe, nga ku ka marrë edhe emrin. Bregdeti dhe zona bregdetare, janë të ekspozuara ndaj kushteve ekstreme klimaterike dhe vetëm mbulesat e rralla mund t’i mbrojnë objektet nga depërtimi i ujit gjatë goditjeve të forta të erës, ku shiu bie horizontalisht dhe deri në 220 km/orë. Kjo tjegull, me kanalet e saja të thella, garanton mosdepërtimin e ujit edhe në pjerrësi shumë të vogla të çatisë. Plotëson kërkesat e thjeshta, por dhe teknike të çative, mbasi lidh dizajnin me funksionalitetin. Listelimi rrëshqitës prej 3 cm e bën atë më ekonomike dhe efikase. Të gjitha këto e bëjnë tjegullën një nga më të sigurtat, më rezistente dhe më të bukurat.
  • Dimensionet: 27.5 x 44.0 cm
  • Copë për metër katror: 13.6 - 14.4cp/m²
  • Gjerësia mesatare e mbulimit: 23 cm
  • Gjatësia e sugjeruar e mbulimit: 33.0 - 35.0 cm
  • Pesha për copë: 3,20 kg
  • Pjerrësia e çatisë me kërkesa shtesë të nënçatisë: 20°
  • Copë për paletë: 300 cp
Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!