Heimo Scheuch and Miriam Hie at the Ceremony; trophies on screen
© Uwe Strasser

Brick Award 20: Nderohet arkitektura e tullave të cilësisë së lartë

›Arkitektë nga gjithë bota prezantojnë konceptet e tyre inovative me materiale prej qeramike: Janë paraqitur 644 projekte nga 55 vende.

›Fituesit e Brick Award 20 tërhoqën vëmendjen e jurisë me koncepte arkitektonike të guximshme krijuese për hapësira të qëndrueshme dhe me perspektivë.
›Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet për herë të parë online.

Vjenë, 23 shtator 2020 - ”Arkitektura ka një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në përshtatjen e lidhjeve midis njerëzve dhe mjedisit të ndërtuar. Nevojën për qasje inovative dhe krijimin e mjediseve tërheqëse për banim dhe punë ne e shohim sidomos në  zonat urbane", thotë Heimo Scheuch, Kryetar i Bordit Drejtues të Wienerberger. Arkitektura duhet të rishpikë veten vazhdimisht duke punuar me forma, materiale dhe koncepte të reja përdorimi. Përveç synimeve estetike, ekzistojnë rregullore të rrepta teknike, ndërkohë që duhen përmbushur dhe kërkesat për cilësi gjithnjë e më të mirë. Çështjet e qëndrueshmërisë, të tilla si ndërtimi me efiçencë në energji dhe riciklueshmëria, janë po aq të domosdoshme sa edhe të vetëkuptueshme në ditët tona. Në të njëjtën kohë, përballueshmëria e strehimit është aspekt qenësor që duhet mbajtur parasysh.

The Brick Award u jep arkitektëve nga gjithë bota mundësi për të prezantuar projektet e tyre më të fundit krijuese të arkitekturës inovative me tulla. Me këtë çmim synohet që arkitektët, po edhe njerëzit të frymëzohen për të ndarë koncepte dizajnimi dhe të eksplorojnë mënyra të reja ndërtimi. Viti 2020 shënon herën e nëntë që Wienerberger e prezanton këtë çmim të vendosur botërisht. Një numër rekord prej 644 projektesh në 55 vende kanë paraqitur sivjet 520 arkitektë”, thotë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv Heimo Scheuch.

Çmimet

Çmimet u ndanë në këto kategori: Feeling at home (11 nominime), Living together (10 nominime), Working together (9 nominime), Sharing public spaces (11 nominime) dhe Building outside the box (9 nominime). Kategoria e fundit synon konceptet dhe mënyrat inovative të përdorimit të tullave, teknologjive të reja të ndërtimit ose të tullave të bëra me porosi në stile të reja të ornamentimit.

Çmimi Brick Award ka në total 29,500 Euro për shpërblime në të holla në pesë kategori, duke përfshirë një çmim të madh dhe një çmim special. Pas përfundimit të fazës së dorëzimit, një juri e pavarur paraprake ka reduktuar projektet në 50 nominime. Nga kjo listë juria ndërkombëtare zgjodhi fituesit.

Juria

Për Çmimin Brick Award 20 juria përbëhej nga pesë arkitektë të njohur botërisht: Helena Glantz, Urban Design (Suedi), Toni Gironès Saderra, Estudi d'Arquitectura Toni Gironès (Spanjë), Tina Gregoric, Dekleva Gregoric Architects (Slloveni), Mette Kynne Frandsen, Henning Larsen Architects A / S (Danimarkë) dhe Jonathan Sergison, Arkitektë Sergison Bates (Mbretëria e Bashkuar).

Fituesit

winner brick award 2020 category sharing public spaces
University of Silesia Faculty of Radio and Television
© Adrià Goula

Këtë vit Çmimi i Madh iu dha një projekti. Çmimi shkoi në Universitetin e Silesisë, Faculty of Radio and Television by BAAS arquitectura, Spanjë, në Grupa 5 arkitekci Poloni dhe në Małeccy biuro projektowe Poloni. Ky projekt është gjithashtu fitues në kategorinë “Sharing public spaces”. Një qasje radikale, por megjithatë delikate në dukje, zgjon nga gjumi godinën ekzistuese historike në një rrugë të Katovice të mbarsur me historinë e qymyrgurit Silesian. Në vend që të shkatërrohej, një grilë e hapur me tulla të errëta me hije mbështjell tërësisht me një strukturë më të madhe abstrakte një shtëpi shumë-familjare minatorësh qymyrguri, ku strehohej dhe një prodhim i llambave elektrike. Ky realizim mbresëlënës i një propozimi shumë konceptual, që ka fituar njëherë një konkurs publik për ripërdorim dhe ndjeshmëri kontekstuale, përbën një provë kolektive të tre praktikave arkitektonike evropiane për të nxjerrë në pah atmosferën unike të medisit rrethues.

brick award 2020 winner category Living together
Prototype Village House
© Rafi Segal, Monica Hutton, Andrew Brose

Projekti fitues në kategorinë “Living together” është Prototipi i një shtëpie fshatare nga Rafi Segal, MIT Rwanda Workshop Team (US) me Rwanda Housing Authority (Ruandë). 

Kjo shtëpi e qëndrueshme është projektuar si një prototip banese me strehim të përballueshëm, ku arkitektura moderne dhe efikase është përshtatur për nevojat lokale në Ruandë. Pra, Prototipi Village House është një tipologji strehimi e studjuar. Ndërtesat mund të kombinohen në çifte dhe të vendosen në mënyra të ndryshme për të formuar modele të ndryshme urbane.

brick award 2020 winner category "Feeling at home"
Iturbide Studio
© Rafael Gamo

Iturbide Studio nga Taller Mauricio Rocha dhe Gabriela Carillo (Meksikë) është fituesi në kategorinë "Feeling at home"

Një vend i vogël delikat mes mureve të kallkanit, ku nga hyrja e çatisë së varur në mënyrë harmonike arrin të kalojë midis dy oborreve që ndodhen në skaje. Shtëpitë në Barrio Niño Jesús në Mexico City kanë zakonisht vetëm një ose dy kate. 

Në Iturbide Studio që ka tre kate, hapësirat e ndryshme shfaqen mjaft vrullshëm, duke lidhur rrugën dhe katin përdhes me përvijimet e qytetit, ku çatitë e larmishme dhe të gjalla të ndërtesave bashkëjetojnë me majat e pemëve.

brick award 2020 winner of Special Prize
Can Jaime i n Isabelle
© TedA Arquitectes

Në të njëjtën kategori, projekti Can Jaime i n´Isabelle nga TEd´A arquitectes në Spanjë u vlerësua me Çmimin Special

Një shtëpi në një vend të izoluar ku raporti midis hapësirave të ndryshme përcaktohet nga klima mesdhetare dhe nga theksimi i arkitekturës tradicionale gërshetuar me përdorim inteligjent të katër oborreve. 

Përdorimi i tullave vlerësohet veçanërisht për faktin se po ndërtohet një vend që përdor burime të veta dhe përforcohet me kalimin e kohës dhe i cili do të zhvillojë në periudha të ndryshme të vitit një mikroklimë të këndshme, një oaz të banueshëm.

brick award 2020 winner category "Working together"
City Archive Delft
© Stefan Müller

Në kategorinë “Working together”, juria zgjodhi City Archive Delft, Vendet e Ulëta nga Office Winhov (Vendet e Ulëta) dhe Gottlieb Paludan Architects (Danimarkë) si fitues i kësaj kategorie

Juria gjeti që projekti ishte konceptualisht i qartë dhe preciz. Kati i parë i hapur i përgjigjet në shkallë të madhe rolit të Arkivit si ndërtesë publike, një vend ku mund të shfaqet dhe të qaset historia e qytetit. 

Në të kundërt, fasadat e mbyllura të kateve të sipërme i mbyllin depot e arkivit.

brick award 2020 winner category "Building outside the box"
Maya Somaiya Library
© Edmund Sumner

Biblioteka Maya Somaiya nga Sameep Padora & Associates ndodhet në Indi. Juria i dha këtij projekti çmimin në kategorinë  “Building outside the box” pasi ky projekt inovativ i përgjigjet pikërisht frymës së këtij çmimi

Projekti ka përdorur tulla në një mënyrë jo konvencionale duke i dhënë çatisë së Bibliotekës formën e një pejsazhi lundrues dhe një sheshi lojërash për shkollën dhe njëkohësisht duke zbatuaur funksionet e bibliotekës. Ky projekt, duke marrë frymëzim nga qemerët e vjetra me tulla në pjesë të ndryshme të botës dhe duke i dizejnuar me softuer të sofistikuar kompjuterik, shprehet nëpërmjet një strukture të perfeksionuar tullash.

Për informacion të mëtejshëm vizitoni  www.brickaward.com

 

Grupi Wienerberger është një ofrues kryesor ndërkombëtar i zgjidhjeve inteligjente për ndërtesën në tërësi dhe për infastrukturën. Wienerberger është prodhuesi më i madh në botë i tullave (Porotherm, Terca) dhe lider në tregun e tjegullave qeramike (Koramic, Tondach) në Europë, si dhe i gurëve prej betoni (Semmelrock) në Europën Qëndrore dhe Lindore. Në sistemet e tubave (tuba qeramike Steinzeug-Keramo dhe tuba plastike Pipelife) kompania është ndër furnizuesit kryesorë në Europë. Me 201 qendrat e veta të prodhimit, Grupi Wienerberger ka gjeneruar  të ardhura prej 3.5 miliardë Euro dhe EBITDA LFL prej 587 milionë Euro në vitin 2019.

Për pyetje, ju lutemi, kontaktoni:

Claudia Hajdinyak, Shefe e Komunikimeve Korporative të Wienerberger AG

t +43 664 828 31 83 | claudia.hajdinyak@wienerberger.com