This Browser is no longer supported. Please switch to a supported Browser like Chrome, Firefox, Safari or Edge.
Your selection
Rinovojmë çati me tjegulla Tondach të formatit të madh
Lë të përfytyrojmë një situatë, ku jetojmë në një shtëpi e na pëlqen qetësia, në të shumtën e rasteve kemi dhe një oborr të vogël, ku kalojmë në freski mbrëmjet e verës, ndërsa në dimër luajmë me fëmijët dhe bëjmë plakun e borës. Me gjasë kemi dhe oxhak që na ngroh në netët e ftohta të dimrit, ndërsa gjatë verës gjejmë freski në shtëpinë tonë që e ka lënë vapën jashtë mureve.
Po a ju ka vajtur mendja çfarë ndodhet në majë të gjithë kësaj tabloje të mrekullueshme? Po në qoftë se kënaqësia e këtij çasti të bukur ku rrimë të rehatuar pranë oxhakut do të prishej kur çatia nis e na pikon mbi kokë ose në qoftë se një natë vere na zgjojnë erëra të forta dhe reshje breshëri që e kanë “zhveshur” çatinë tonë, sepse nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur dhe e kemi nënvlerësuar rëndësinë e saj?
Po pse të mos gjejmë zgjidhje fare lehtë të këtyre problemeve, ose aq më mirë – t`i dalim përpara këtyre problemeve? Tjegullat qeramike Tondach mund të bëjnë pikërisht këtë: të japin zgjidhjet optimale kur bëhet fjalë për ndërtimin e një çatie të re të pjerrët të shtëpisë sonë ose kur del nevoja e rinovimit të saj.
Kur shëtisim nëpër rrugë dhe hedhim një shikim te çatitë e banesave përreth, shohim shpesh se disa tjegulla mungojnë ose të tjera që janë të thyera rrinë mbi çati në një pozicion interesant ku vetëm fati i mirë i mban, ndodh gjithashtu të shohim mushama që luajnë rolin e shtresës së nënçatisë në vend të membranave hidroizoluese që lejojnë difuzionin, ose një sërë mangësish të tjera.
Prishja e pamjes estetike dhe vizioni i keq është problemi më i vogël në këtë mes. Mjaft më serioze janë vështirësitë që mund të lindin për njerëzit e një shtëpie që nuk e ka çatinë të sigurt e të fortë, dhe këtu nuk është fjala për shqetësime dhe prishje nervash, sepse ngandonjëherë ka rrezik real për jetën dhe shëndetin e tyre.
Zgjidhje optimale për rinovimin e çatisë së pjerrët
Tondach ofron zgjidhje optimale për rinovimin e çative me pjerrësi të ndryshme dhe siguron çdo gjë të nevojshme në mënyrë që çatia të fitojë një shkëlqim të ri dhe të përmirësohet performanca e saj që të zbatojë përsëri në mënyrë normale funksionet e saj mbrojtëse.
Vendin kryesor në gamën e produkteve Tondach e zënë tjegullat me përmasa më të mëdha se ato standarde. Ato i kanë të gjitha vetitë dalluese të tjegullave qeramike Tondach, por një nga përparësitë që kanë është përmasa e tyre që është më e madhe se modeli standard i tjegullave që prodhon kompania.
Modelet e tjegullave Tondach me përmasa më të mëdha se ato standarde Twist XXL, Tango plus XXL, Rumba XXL dhe Bolero XXL mund të aplikohen shumë mirë mbi çati me pjerrësi minimale 12°, dhe në sajë të formatit të tyre më të madh sasia e tjegullave për m2 është më e vogël, gjë që ul fondet që investohen në sistemin e çatisë dhe gjithashtu minimizon kohën e nevojshme për montim dhe shtrim të tjegullave e aksesorëve qeramikë dhe joqeramikë.
Një avantazh tjetër i tjegullave qeramike Tondach është mundësia për mbivendosjen e tyre horizontale dhe vertikale, e cila aplikohet me sukses gjatë rinovimit të çative të vjetra që e kanë të ruajtur konstruksionin prej druri. Në këtë rast nuk ka nevojë për konstruksion krejt të ri, sepse mbi atë ekzistues mund të axhustohet me mbivendosje tjegulla e sipërme pas asaj më poshtë dhe nuk ka nevojë të renditen rishtas listelat mbi konstruksionin prej druri. Te disa modele tjegullash Tondach mbivendosja mund të arrijë deri në 6 cm dhe falë kësaj arrihen rreshta të rregullt pa i prerë tjegullat për së gjati.
Tondach i orienton përpjekjet e veta në sigurimin e të gjitha produkteve të nevojshme për një çati të sigurt e të fortë prej qeramike. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjala për ndërtimin e një çatie të re ose për rinovimin e çatisë së vjetër, zgjidhjet e sistemeve të plota Tondach mbulojnë edhe kërkesat më strikte në këtë degë dhe nuk lejojnë shmangie nga cilësia e shkëlqyer.
Shkaku për këtë është shumë i thjeshtë: ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbajmë kur ofrojmë produktet tona. Prandaj i vëmë vetes qëllimin të zbatojmë rreptësisht të gjitha rregullat dhe normat e prodhimit dhe furnizimit të materialeve të ndërtimit ekologjike dhe të sigurta, por shpesh kemi ambicien t`i tejkalojmë këto standarde dhe të caktojmë horizonte të reja. Sepse çdo njeri meriton të ndjehet i sigurt nën çatinë e vet.