Fasada Terca

Tullat e fasadës vënë akcente

Dhe nuk është e rastit, sepse fasadat me dy shtresa janë jashtëzakonisht të forta dhe i japin ndërtesës individualitet dhe izolim të shtuar termik dhe akustik.

Terca Referenca
Terca Referenca

Erërat dhe moti i keq mund të jenë shkatërruese, sidomos për fasadën e ndërtesës. 

Në zonat bregdetare, ku përmbajtja e kripërave në ajër rrit edhe më rrezikun e klimës së ashpër, është me shumë rëndësi fasadës t`i sigurohet qëndrueshmëria e domosdoshme ndaj kushteve atmosferike të përditshme. 

Por tullat e fasadës preferohen edhe në zona të tjera. 

Në vend që fasada të lyhet me llaç çdo disa vjet, kjo mënyrë veshjeje ruan individualitetin e ndërtesës për tërë “jetën” e saj.

Health club of Suure-Jaani, Estonia. Used materials: Terca Nordic Line Stockholm clinker bricks in FAT65 format from Aseri plant. Photographer: Kristian Lust.
Terca Referenca

Fasada me dy shtresa përmirëson mikroklimën si me përparësitë teknologjike, ashtu edhe me përparësitë e materialit natyror – argjilën. Rëndësia e argjilës dhe vetitë e saj të jashtëzakonshme janë çmuar edhe nga qytetërimet e antikitetit. Prodhimi i tullave daton nga shek.VIII para e.r., por zhvillimi tyre merr hov epokal në mesin e shek.XVIII. Një nga fabrikat e para të tullave u ndërtua në Kodrinat Wienerberger me urdhër të mbretëreshës Maria Theresa. Tullat që prodhon Wienerberger, edhe sot e kësaj dite kanë zhvillim të pandërprerë në funksion të arritjes së karakteristikave optimale që i përgjigjen në mënyrë adekuate kërkesave në rritje të ndërtimit. Sepse deri tani kërkesat ndaj tullave kanë qenë kryesisht në funksion të kapacitetit të ngarkesës dhe qëndrueshmërisë ndaj kushteve atmosferike, ndërsa sot janë vetitë e izolimit termik dhe të zhurmës që dalin në plan të parë. Burimet e energjisë po shterohen dhe energjia po shtrenjtohet vazhdimisht, ndaj kursimi i saj është prioritet i çdo investitori. 

Krahas vetive termoizoluese që ka argjila, duhet të vlerësohen edhe vetitë komulative të saj. Tullat, me strukturën e vet poroze e kapilare garantojnë mbrojtjen termike të ndërtesës, por kanë edhe aftësinë për të funksionuar si një kondicioner natyror: diferencat termike balancohen falë rrezatimit dhe thithjes termike. 

Reference rodinný dům Sázava 2018 - střešní krytina Tondach Figaro Deluxe glazura Amadeus šedá & Terca Kashtan | Wienerberger
Terca Referenca

Një tullë, në varësi të destinacionit që ka, duhet t`i përgjigjet edhe shumë kërkesave të tjera, siç janë forma, dizajni, vëllimi i boshllëqeve, kapaciteti i shtypjes, trashësia e densiteti, vetitë termoizoluese, jetëgjatësia, absorbimi i ujit, forca e kohezionit, reagimi ndaj zjarrit, vlera ekologjike, dhe jo në vend të fundit kthimi i investimit. Dhe kur flasim për investim, duhet të tregojmë largpamësi, që vetëm një lëndë jetëgjatë mund të na e sigurojë. 

Për realizimin e potencialit maksimal të fasadës me dy shtresa, janë disa rregulla bazë që duhen marrë parasysh: muri mbajtës, i cili mund të jetë ndërtuar edhe nga muraturë tullash, duhet të ketë trashësi të paktën 17,5 cm. ndërsa muri i jashtëm - të paktën 9 cm. Në rast se përdoren ankera standarde /DIN 1053/, distancimi midis tyre nuk mund të jetë më shumë se 15 cm dhe më pak se 6 cm. Hapësira e zbrazët mund të mbushet me material izolues që fiksohet mbi murin mbajtës (p.sh. pambuk mineral) ose vetëm me ajër, si dhe me kombinim të të dyve. Hapësirat e ajrit sigurojnë ventilimin optimal të murit të brendshëm, dhe uji që mund të ketë depërtuar rastësisht do të kullohet lehtësisht. Që të garantohet qarkullimi perfekt i ajrit, gjatë punimeve të muratimit të shtresës së jashtme të fasadës duhet të bëhet kujdes llaçi të mos bjerë në hapësirën e zbrazët. Dy shtresat e fasadës lidhen me ankera prej çeliku të pandryshkshëm dhe kështu i jepet konstruksionit edhe më tepër fortësi. 

Laying of brick slips on poroton with mortar
Brick Slips installation

Përzgjedhja e tullave të fasadës nuk është gjë e lehtë. Vetëm asortimenti i Wienerberger ofron mbi një qind e njëzet sipërfaqe, ngjyra dhe forma. Llojet e shumta të tullave me ngjyra të qëndrueshme japin mundësi të larmishme formimi. 

Tendenca bashkëkohore “t`i kthehemi natyrës” synon dizajnin e natyrshëm dhe ngrohtësinë e ngjyrave. Wienerberger edhe këtu ka me se t`i surprizojë kërkuesit e së natyrshmes.

Jo vetëm ngjyra, po edhe forma dhe sipërfaqja i japin shumë liri dizajnit. “Fryma e së kaluarës”, kur tulla ka qenë element kryesor ndërtimi, mund të riprodhohet edhe me serinë e dizajnit Antique, ku pamja e jashtme e tullës është enkas “e vjetërsuar”. Nga ndonjëherë disa centimetra zhvendosje djathtas apo majtas bëjnë që fasada ose të ketë një pamje të qetë e hijerëndë, ose të “ngacmojë” shikimin tonë me më shumë larmi. Te  renditja klasike çdo resht i dytë zhvendoset në mënyrë që reshti tjetër të fillojë me gjysmë ose çerek tulle dhe të arrihet një optikë e qetë e njëtrajtshme.  

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

List articles