Set of bricks Porotherm 38 T Profi with orange background

Tulla cilësore për ndërtim në vendet mesdhetare – mure që kursejnë energji

Porotherm 30 Profi dhe Porotherm 30 S Plus janë izolime të jashtëzakonshme termike, që sigurojnë grumbullimin e nxehtësisë, sigurinë dhe cilësinë.

Produktet optimale

Për shkak të vetive jashtëzakonisht të larta izoluese, kursimit të energjisë për ftohje dhe ngrohje me 40%, zvogëlimit të kohës së ndërtimit me 50% dhe për shkak të sistemit origjinal për mbrojtje ndaj tërmetit, ato janë tullat më të mira për ndërtim në Dalmaci, Istria dhe në zonën bregdetare.

Porotherm
Porotherm

Izolim i jashtëzakonshëm termik

Edhe pse në zonat kroate me dimra të shkurtër dhe mesatarisht të ngrohtë në dallim nga viset kontinentale, me dhjetëvjeçarë ndërtojnë me blloqe të trashësisë 25cm, realiteti tregon se për shkak të verërave më të gjata dhe më të nxehta, po rritet nevoja për ajër të kondicionuar, tulla më e mirë për zonën e Mesdheut është e njëjtë me atë që përdoret për ndërtim në zonën e klimës kontinentale; me trashësi 30cm, Porotherm Profi ose Porotherm S Plus. Këto janë blloqe që izolojnë jashtëzakonisht mirë, kursejnë energji dhe janë veçanërisht rezistues ndaj tërmetit.

Cilësia e jetesës

Kursimi i energjisë për ftohje gjatë verës dhe ruajtja e nxehtësisë gjatë kohës së dimrit, rezistenca ndaj tërmetit janë kushtet e nevojshme, që duhet t’i plotësojë çdo ndërtesë mesdhetare, për shkak të kushteve specifike klimatike dhe mjedisore, që ka kjo zonë.

Përveçse i plotësojnë të gjitha kushtet e izolimit termik në ndërtim, blloqet Porotherm veprojnë edhe si grumbullues të nxehtësisë gjatë verës, të cilën e lëshojnë gjatë dimrit dhe e ruajnë freskinë gjatë muajve të nxehtë. Blloqet natyrore Porotherm ose “pajisjet për kondicionim” krijojnë kushte të përshtatshme për banim dhe i kontribuojnë cilësisë së lartë të jetesës në banesat dhe shtëpitë e ndërtuara me Porotherm.

Mbrojtja nga tërmeti

Blloku Porotherm Profi me lidhje speciale dhe sistemi i xhepave të llaçit te blloku Porotherm S Plus krijojnë lidhje më të mirë mes tullave. Kjo gjë mundëson rezistencë deri 5 herë më të madhe ndaj tërmetit. Për këtë arsye blloqet risi Porotherm janë më të mira për ndërtim në të gjithë Kroacinë, ku ka shfaqje të veprimtarisë sizmike.

Porotherm
Porotherm

Shpejtësia e ndërtimit

Përparësitë shtesë janë përmasat e blloqeve prej 25% më të larta se ato klasiket dhe mundësojnë kursimin e kohës gjatë ndërtimit deri në 30%. Kjo gjë shihet si përparësi në zonat turistike, ku ndërtimi lejohet vetëm jashtë sezonit turistik.

Na kontaktoni dhe informohuni më shumë për këto zgjidhje risi. Këshillohuni me profesionistë të sferës së efikasitetit energjetik. Dërgoni projektin dhe llogaritja e materialit është pa pagesë. Njihuni me sipërmarrësit e certifikuar të kompanisë Wienerberger.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm