slemeno grebena traka hero

Pse është e rëndësishme cilësia e shiritit të ventilimit për kurorë dhe kulmorë

Disa herë kemi shkruar për rëndësinë e ventilimit të çatisë. Kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe çdo element që përbën sistemin e ventilimit duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe plotësisht funksional. Sigurisht, për shkak të faktorëve të ndryshëm, shpeshherë disa elementë të sistemit neglizhohen ose cilësia e tyre vihet në dyshim, por ne në Wienerberger konsiderojmë se çdo element i sistemit është po aq i rëndësishëm dhe nuk devijojmë në fushën e cilësisë.

ventilaciona traka

 

Siç e kemi përmdendur tashmë disa herë, kanalet e ajrosjes në çati mundësojnë qarkullimin e arjit nga streha deri tek kurora, që është e nevojshme për tharjen e çatisë dhe qëndrueshmërinë e temperaturës. Që ajri të qarkullojë në mënyrë të papenguar, është e nevojshme që në dalje të saj të sigurohet të paktën gjysma e sipërfaqës së ventilimit që është lënë në hyrje të saj. Kjo veçanërisht është e rëndësishme për çatitë me pjerrësi nën 25 gradë ose për ato me brinjë më të gjatë (mbi 5 metra). Një nga elementët e rëndësishme të sistemit të ventilimit është shiriti i ventilimit për kurorë dhe kulmorë, funksioni parësor i së cilit është të sigurojë daljen e ajrit. Përveç që funksioni i tij kryesor është të mundësojë qarkullimin e papenguar të ajrit, në të njëjtën kohë ai shërben edhe për të parandaluar depërtimin e dëborës dhe reshjeve atmosferike në hapësirën e brendshme të çatisë dhe bashkë me mbulesën e çatisë përbën një tërësi funksionale. Imagjinoni të keni një çati që është plotësisht funksionale, nuk keni pse të shqetësoheni kur bie borë ose shi, ose kur dielli është aq i fortë saqë temperatura në hapësirën nën kulm rritet gjithashtu. Sigurisht se kjo ide ju pëlqen.

Pse është e rëndësishme të zgjidhni një shirit ventilimi cilësor?

Shiriti i ventilimit Tondach për kurorë dhe kulmorë ekziston në dy dimensione, gjegjësisht në dy gjërësi, 280 dhe 320 mm, si dhe në disa ngjyra (e zezë, e kuqe dhe kafeje). Prandaj korrespondon me dimensionet dhe llojet e ndryshme të tjegullave dhe tjegullave anësore. Shpeshherë do të dëgjoni se të gjithë shiritat e ventilimit janë njësoj dhe se paguani vetëm për markën. Megjithatë, gjërat janë krejtësisht ndryshe dhe se dallimet e para vërehen në cilësi sepse çdo markë është aq e fortë sa edhe cilësia e produktit që qëndron pas saj. Në rast të shiritit të ventilimit për kurorë dhe kulmorë më poshtë kemi listuar se çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje për të njohur cilësinë. Materiali nga i cili është prodhuar është krejtësisht alumin, ndaj sigurohet qëndrueshmëria e shiritit pas vendosjes. Dimensionet e hapjeve për ventilim janë 2.5 x 4 mm, që janë më të mëdha se hapjet e shumë shiritave që mund të gjenden sot në treg, edhe pse kjo nuk mund të dallohet lehtë me sy. Lartësia e valëzimit (palosjeve) është 2.8 mm, që është më e lartë sesa tek shiritat e tjerë, gjë që siguron formësimin dhe fiksimin optimal në të gjitha llojet e tjegullave. Faktori i shtrirjes së shiritit të ventilimit Tondach në kurorë dhe kulmorë është deri në 30%, gjë që do t'ju mundësojë ngjitje ideale të shiritit në tjegulla. Prerja tërthore e ventilimit është 362 cm2/m që përputhet plotësisht me standardet evropiane (përfshirë DIN 4108-3 dhe Ö-Norm). Butili i vendosur në pjesën e poshtme të shiritit i cili shërben që ai të ngjitet si duhet në sipërfaqën e tjegullës ka një shkallë të lartë kohezioni, që do të thotë se ka një shkallë më të lartë ngjitjeje finale. Kjo është shumë e rëndësishme sepse me kalimin e kohës ndodh që disa shirita të shkëputen për shkak të cilësisë së dobët të butilit dhe kështu humbasin qëllimin e tyre. Duke marrë parasysh këtë, blerja e një shiriti me butil më të keq është thjesht humbje parash, sepse qëllimi humbet shumë shpejt. Gjërësia e butilit të këtij shiriti është 2 x 25 mm që është e mjaftueshme që nën ndikimin e erës shiriti Tondach të mos shkëputet nga tjegullat dhe të mos humbasë qëllimin e tij parësor.

Roofer applying Alu-Grip Rol ridge and hip roll on ridge with bare hands
© Uwe Strasser

Në shiritin e ventilimit Tondach për kurorë dhe kulmorë linjat e lakimit janë të përcaktuara paraprakisht për pozicionim në listele, gjë që siguron instalim më të shpejtë dhe më të lehtë.

Përveç të lartpërmendurave, ju përfitoni një garancion me shkrim 33 vejçar nga Tondach në kuadër të garancionit për tërë sistemin e çatisë! A nuk është e mrekullueshme?

Është e rëndësishme të theksohet se instalimi i kurorës dhe kulmorëve pa këto elemente (për shembull me ndihmën e llaçit) është njësoj sikurse njeriut t'ia bllokoni hundën. Qarkullimi i ajrit automatikisht zvogëlohet, prandaj pamundësohet edhe tharja e lagështisë dhe ruajtja e temperaturës optimale.

Edhe pse ky është vetëm një nga elementët për ventilim, ne në Wienerberger kemi bërë përpjekje për të siguruar cilësi të lartë. Investimi në ndërtimin e një çatie është një investim për të ardhmen, prandaj kur blini elemente për ventilim, njihuni me të gjitha karakteristikat e produktit, në mënyrë që çatia juaj të "frymojë me mushkëri të plota".

Tani me siguri mund ta vizualizoni çatinë tuaj. Pjesë për pjesë, element pas elementi, dhe ja një çati e bukur, funksionale me të cilën do të krenohen edhe fëmijët tuaj.

Vetëm Tondach original është i cilësisë së mjaftueshme për çatinë tuaj! Mendoni për këtë...