This Browser is no longer supported. Please switch to a supported Browser like Chrome, Firefox, Safari or Edge.
Your selection
Si ta zgjidhni një dritare çatie për shtëpinë tuaj?
Nëse më në fund keni vendosur ta rinovoni hapsirën nën çati për ta bërë atë më funksional dhe maksimalisht të shfrytëzuar, atëherë instalimi i dritareve për çati është prioritet në hapësirën e re. Në vazhdim të tekstit ju njoftojmë me përfitimet nga dritaret për çati, me strukturën e tyre, si dhe me diversitetin kur bëhet fjalë për modelet dhe dimensionet.
Si element i rëndësishëm i shumë shtëpive, ndërtesave, vilave, lokaleve të biznesit dhe objekteve të tjera të banimit, dritaret për çati kanë evoluar në një pjesë shumë të rëndësishme të ndërtimit modern. Kontributi i tyre në të gjithë shtëpinë është i dukshëm si në pjesën e jashtme të objektit ashtu edhe në brendësi të tij. Shikuar nga jashtë, dritaret që vendosen në çati i japin përshtypjen e duhur estetike gjithë ndërtesës, ndërsa në hapësirën e brendshme kanë qëllim praktik - bëhen një burim shtesë i dritës natyrore.
Instalimi i dritareve për çati
Ajo që duhet t'i kushtoni vëmendje kur vendosni të instaloni dritare për çati sigurisht është efikasiteti i tyre energjetik, mbrojtja nga lagështia dhe kondensimi, si dhe intensiteti i izolimit termik dhe i zërit që ofron xhami dhe e gjithë dritarja. Përveç karakteristikave të materialit dhe konstruksionit të dritarës, rëndësi ka edhe mënyra e montimit që kontribuon në efikasitetin energjetik të dritares. Edhe dritaret që kanë izolim efektiv duhet të instalohen në mënyrë të duhur që të mos shkaktojnë lagështi dhe rryma ajri. Gjatë instalimit është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje pjerrësisë së çatisë. Me instalim adekuat dhe materiale shtesë, dritarja bëhet funksionale dhe maksimalisht i kontribuon komoditetit të shtëpisë.
Efikasiteti energjetik i dritareve
Faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë se sa dritarja ju ofron mbrojtje nga ndikimet e jashtme janë materialet nga të cilat janë prodhuar dhe mënyra se si janë montuar të gjitha komponentet. Dritaret me izolim cilësor ndërmjet xhamave janë të mbushura me gaz inert - argon. Është një gaz fisnik që është i pangjyrë dhe joreaktiv, gjë që paraqet një mjet të jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për izolimin e produkteve të qelqit.
Një faktor i rëndësishëm që drejtpërdrejt tregon efikasitetin energjetik të dritareve është faktori U. Sa më i ulët të jetë faktori U, aq më i mirë është izolimi. Çdo dritare ka një faktor U për vetë xhamin por edhe për dritaren në tërësi. Ky parametër tregon raportin e shpejtësisë së qarkullimit të energjisë termike dhe diferencës ndërmjet temperaturës së jashtme dhe asaj të brendshme të cilat janë të ndara nga dritarja. Njësitë matëse në të cilat shprehet ky parametër në Evropë janë: W/m2 K.
Druri është një material natyral që tradicionalisht përdoret për prodhimin e kornizave të dritareve. Një nga përfitimet e dritareve prej drurit është se ato ofrojnë izolim optimal por edhe rrjedhje ajri që redukton efektin e kondensimit. Impregnimi dhe veshja e drurit me një shtresë cilësore ekologjike kontribuon në jetëgjatësinë e këtyre njësive të dritareve. Sipërfaqet pa ngjyrë pastrohen dhe mirëmbahen lehtë. Gjithashtu, lënë hapësirë për një vulë personale - gjegjësisht për lyerje shtesë të kornizës sipas dëshirës.
Termoizolimi i dritareve për çati Tondach bëhet prej leshi të pastër natyral delesh, është ekologjik, me cilësi të lartë dhe i lehtë për t'u manipuluar gjatë instalimit.
Ofertë e gjërë e dritareve për çati Tondach
Në ofertën tonë mund të gjeni modele të ndryshme të dritareve për çati: Comfort, Project, Energy+ dhe Smart Pro. Të gjitha modelet vijnë me dimensione të ndryshme dhe mund të montohen në pjerrësi të ndryshme. Ofetën e plotë shikoni KËTU.
Përveç faktorëve të përmendur që ndikojnë në termoizolim dhe hidroizolim, kur zgjidhni dritaret kushtojini vëmendje edhe izolimit të zërit që ato ofrojnë. Nëse jeni në një zonë urbane, atëherë izolimi më i lartë i zërit është më i preferuar.
Gjithashtu, gjatë instalimit të dritareve kini parasysh anën në të cilën ato i vendosni, si dhe rajonin dhe klimën në të cilën ndodhet shtëpia juaj.
Në rast se, përpos të lartpërmendurave, keni ndonjë dyshim rreth zgjedhjes së dritareve për çati për shtëpinë tuaj, në dispozicion keni ekipin e ekspertëve të Wienerberger-it që mund t'iu lehtësojë procesin e vendimmarrjes suaj me këshilla ekspertësh.