K&K Arsenal in Wien - Gewehrfabrik - Objekt 19

Historia e Wienerberger

Histori 200 vjeçare e treguar në vetën e parë

Sot Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave qeramike në botë, dhe gjithçka zuri fill 200 vjet më parë në kodrën Wienerberg (Wienerberg gjermanisht do të thotë Kodra e Vjenës), që ndodhet në Inzersdorf  - në atë kohë gjendej në jug të Vjenës, ndërsa sot është bërë pjesë e qytetit.

Historia e Wienerberger

Fillimet e një perandorie

Alois Miesbach

Themeluesi i kompanisë Alois Miesbach  (1791–1857), lindi në Moravi. Ka ndjekur studimet për ekonomi dhe për inxhinier ndërtimi. Në Romë ai mori njohuri për  teknikat që përdornin romakët në prodhimin e tullave. Miesbach ishte 29 vjeç kur në vitin 1819 vendosi të hapë fabrikën e parë për prodhimin e tullave. 

Brenda një viti, më 1820 në të u prodhuan 1,5 milion tulla. Pas tre vjetësh Miesbach hapi një fabrikë tjetër në Meidling. Ishte ky fillimi i një perandorie: në vitin 1855 ai zotëronte tashmë 9 fabrika tullash, kryesisht në Vjenë dhe në rrethinat e saj. Miesbach bleu miniera qymyrguri për të furnizuar me lëndë djegëse fabrikat e tullave, duke dhëne kështu një shembull të integrimit vertikal. Në vitin 1855 ai kishte në zotërim tridhjetë puse miniere dhe për të punonin 2350 punëtorë.  Në 40 vitet që pasuan kompania e Miesbach vijoi të zhvillohej duke u bërë një nga kryesoret në rajon dhe burim bazë për punësimin e punëtorëve nga Bohemia. Si rezultat i zhvillimit të biznesit Miesbach e rriti më tej kapacitetin e kompanisë dhe njëkohësisht ngriti fabrikat më të mëdha të tullave në Evropë. Kompania e tij hyri edhe në sektorin e ndërtimeve, ku ndërtoi një varg ndërtesash banimi dhe godina në Vjenë dhe në rrethinat e saj.

Drejtimi i kompanisë iu besua një pjesëtari të familjes

Heinrich Drasche

Në vitin 1857 Heinrich Drasche, nip i Miesbach, mori drejtimin e kompanisë dhe vazhdoi zgjerimin e saj, ku si rezultat i politikës ekspansive, sasitë e tullave të prodhuara në vitin 1869 u rritën në 188 milionë.

Suksesi i Miesbach dhe Drasche ka në themel mjaft faktorë, përfshirë argjilën blu të cilësisë së lartë në zonën në jug të Vjenës. Kompania ofronte një gamë të gjerë produktesh, përfshirë tjegulla, ornamente argjile, tuba dhe tulla të pjekura, dhe jo vetëm investonte në industrinë e qeramikave, po zuri edhe një vend të rëndësishëm në nxjerrjen e qymyrgurit, në hapjen e kanaleve, dhe më pas edhe në industrinë e ndërtimeve. Në këtë mënyrë kontrollohej praktikisht i gjithë procesi i prodhimit. Nga viti 1848 e tutje kompania furnizonte dhe shfrytëzonte edhe rrjetin hekurudhor që po zgjerohej.

Miesbach kishte raporte të mira me autoritetet vendase dhe kjo dëshmohet nga leja që iu dha: iu lejua, në mes të inicialeve të veta, të vinte mbi tulla edhe stemën e Habsburgëve, shqiponjën me dy krerë. Në vitin 1838, pas përmbytjes së madhe në Peshta, atë e ftuan për të ngritur një fabrikë tullash në kryeqytetin hungarez. Kështu iu dha mundësia të përdorte edhe stemën hungareze, ndërsa më pas, në vitin 1869, kjo çoi në themelimin e ”Pest Coal and Brickworks Company”.

Shoqëria publike

Po atë vit, pjesa austriake e koncernit u bë shoqëri publike nën drejtimin me shumë zotësi të Drasche. Kjo ishte një nga kompanitë e para austriake që lëshuan aksione të veta në Bursën e mallrave të Vjenës. Në vazhdim të po atij shekulli kompania hyri në Sllovaki dhe në Bohemia. Wienerberger nuk ishin monopolistë, por me riorganizimin e industrisë qeramike Miesbach dhe Drasche e bënë atë kompaninë më të madhe në Evropë. Tullat e kohës së Drasche shihen dhe dallohen edhe sot në një pjesë të madhe të godinave të Vjenës. 

Drejtimi largpamës me një hap para

Drasche ishte i pari prodhues tullash, i cili në vitet e 60-ta të shek.XIX vuri në shfrytëzim në Austri të ashtuquajturat “furra ringu”. Këto furra kishin strukturë ovale ose të rrumbullakët dhe në to argjila piqej në temperaturë rreth 1000°С.

Drasche ishte gjithashtu ndër industrialistët e parë që i kushtonin vëmendje aspektit social, dhe shpërblimit të punës të punëtorëve i shtonin edhe përfitime sociale. Ai ndërtoi banesa për punëtorët që të jetonin në kushte më të mira.

Në vitin 1869, në Bordin e Drejtorëve të kompanisë bënte pjesë dhe arkitekti Heinrich von Ferstel. Bashkëpunimi me von Ferstel i dha mundësinë Wienerberger të ndërtojë godina të tilla të rëndësishme si Wiener Votivkirche dhe Palais Ferstel. Nën ndikimin e von Ferstel dhe Teofil Hansen – një tjetër arkitekt në zë në atë kohë, Wienerberger i shtoi aktivitetit të vet edhe skulptura dekorative qeramike (ornamente). Këto skulptura u bënë produkt kryesor eksporti dhe mund të shihen edhe sot në shumë kryeqytete të Evropës. Kjo veprimtari vazhdoi deri në Luftën e Dytë Botërore. Disa prej këtyre skulpturave shiten në ditët tona nëpër aukcione si vepra arti me vlerë.

Ngritje dhe rënie pas Luftës së Dytë Botërore

Strategjia e re dhe zgjerimi – futja në tregun ndërkombëtar

Fatet e Wienerberger ndryshuan në fillim të viteve të 80-ta,  kur një staf i ri drejtues përpunoi strategjinë e re ekspansive, e cila synonte vendin e liderit në tregun evropian. Pasi u konsolidua në tregun austriak, në mesin e dhjetëvjeçarit kompania u përqendrua edhe në tregun ndërkombëtar. Një moment me rëndësi për zhvillimin e Wienerberger zuri fill në vitin 1986, kur kompania bleu Germany's Oltmanns-Gruppe – kështu, me më shumë se 200 uzina ajo u bë një nga lojtarët kryesorë në tregun e tullave në Evropë.

Njëkohësisht kompania po e zgjeronte aktivitetin duke u drejtuar edhe në sektorë të tjerë prodhimi, si prodhimi i tubave qeramike. Në vitin 1989 Wienerberger bëri shoqatën e përbashkët Pipelife. Po atë vit, me blerjen e një pjese të Treibacher Chemische Werke, kompania hyri edhe në metalurgji dhe materialet abrazive. Kompania bleu edhe OAG Group, tregtar me shumicë i armaturës sanitare. Këto blerje luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e Wienerberger dhe shndërrimin e saj në grupin më të madh industrial në Austri. Në vitet e 90-ta kompania bëri disa blerje me rëndësi, përfshirë një pjesë të Semmelrock – të specializuar në prodhimin e blloqeve të vogla për shtrim. Në fillim të dhjetëvjeçarit Wienerberger i ktheu sytë tek tregu i vendeve të Evropës Lindore i hapur rishtas dhe në vitin 1990 hyri përsëri në territorin e Hungarisë.

Transformimi bashkëkohor – fokus mbi materialet e ndërtimit

Drejtimi i ri në fillim të viteve të 90-ta aplikoi një strategji të re, duke e  vënë theksin nga njëra anë te zgjerimi në vazhdimësi dhe nga ana tjetër te përqendrimi i aktivitetit rreth bërthamës së prodhimit të tullave dhe blloqeve të vogla. Në zbatim të kësaj strategjie Wienerberger shiti një pjesë të mirë të aktiviteteve të veta të llojllojshme, përfshirë  OAG Group në vitin 1994, Treibacher Schleifmittel më 1997, si dhe aktive, pasuri të patundshme, etj. Me shitjen e biznesit të garazheve – Wipark, dhe të pjesës tjetër të Treibacher Industries në vitin 2000, përfundoi transformimi i kompanisë në një kompani të specializuar krejtësisht në biznesin e materialeve të ndërtimit. Në vitin 1995 Wienerberger hyri në Francë me blerjen Sturm Group, pasuar nga blerja e Terca. Në këtë mënyrë kompania zuri pozicione lideri në tregun e tullave të fasadës në Belgjikë dhe Holandë. Ndërsa në vitin  1996 mori në pronësi paketën mazhoritare të aksioneve të Semmelrock.

Deri në fund të dhjetëvjeçarit Wienerberger kishte pozitën e liderit në tregun e tullave në Evropë. Në vitin 1999 kompania bëri hapa drejt majës së listës globale, duke marrë në pronësi General Shale Inc. në SHBA, si dhe ZZ Wancor në Zvicër, ndërsa nëpërmjet Pipelife mori në pronësi Mabo – ky i përqendruar në tregun e Skandinavisë. Blerja e Tondach Gleinstätten AG dhe përfshirja e tjegullave qeramike në portfolion e Wienerberger ishte si një vendim tjetër i suksesshëm e  largpamës. 

Kompania Wienerberger, e themeluar rreth 200 vjet më parë, ka kaluar prova të shumta, ka mbijetuar pas dy luftërash botërore dhe është bërë shembull i vetëm në llojin e vet. Me prodhimin cilësor, mendimin largpamës, përshtatjen me konditat, zhvillimin, ndërthurjen e traditës me metodat dhe teknologjitë më moderne të prodhimit, jo vetëm mbijeton, por dhe bëhet lider në sferën e vet në shkallë botërore.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne