historical pictures of brick manufactory at the beginning of 19th century
Palais Herzog von Nassau
Hotel Sacher in Wien

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv 200 vjet Wienerberger

Viti 2019 Wienerberger feston ditëlindjen e 200-të

Stafi që u ngrit në vitin 1819, me ngritjen e Uzinës së Qeramikës të Wienerberger, dy shekuj më pas do të rritet dhe do të bëhet grup operativ botëror me mbi 16 000 punonjës dhe rreth 200 baza prodhuese në 30 vende.

Në vitin 1819 Alois Misbah bleu furrën e vet të parë të tullave në Vjenë dhe kështu vuri fillimin e historisë së suksesit të Wienerberger. Tashmë 200 vjet Wienerberger vazhdon ta ndjekë këtë rrugë.

Më 2019 festohen dy përvjetorë: themelimi i kompanisë 200 vjet më parë dhe fillimet e ofertave të para publike 150 vjet më parë. Me praninë 150 vjeçare në tregun e mallrave Wienerberger është një nga kompanitë më të vjetra ekzistuese në sektorin e materialeve të ndërtimit në Evropë.

Viti 2019 i kushtohet 200 vjetorit të themelimit të kompanisë dhe ne jemi të lumtur t`ju japim mundësinë gjatë këtij përvjetori ta shihni nga afër ADN-në tonë korporatave dhe historikun e kompanisë.

Wienerberger dhe rruga Ringshtrase e Vjenës

Wienerberger e pushton Ringshtrase-n

Pallati Epshtajn (Epstein): U ndërtua nga Teofil Hansen në vitet 1868-1871 për familjen Epstein. Sot përdoret nga Parlamenti i Austrisë.

Pallati Efrus (Ephruss): U projektua nga Teofil Hansen dhe u ndërtua në vitin 1872 për familjen e pasur Efrus. Sot në këtë pallat ndodhen dyqane dhe kafene.

Bursa e Mallrave: Në vitin 1877 г. godina e Bursës së Fondeve, e projektuar nga Teofil von Hansen dhe Karl Tiets në një stil klasik të Renesancës, u inaugurua me një ceremoni të madhe. Në të ndodhet tani mbi 100 vjet Bursa e Mallrave e Vjenës, ndërsa aktualisht kjo është nga godinat më të rëndësishme administrative. 

Hapja e Rungshtrase 

Deri në mëzin e shekullit XIX Vjena i ngjante një kështjelle. Udhëtarët e huaj që vinin në qytetin kozmopolit, bënin çudi kur e shihnin sa i vogël ishte ai në të vërtetë, diçka më i madh se një lagje e Parisit. Rruga drejt Vjenës kalonte nga vende të banuara periferike dhe përfundonte te hendekët dhe muret e larta që rrethonin qytetin dhe të cilat sot rrethojnë veç një bllok të madh (në atë kohë qyteti brenda kështjellës).  Aty nga viti 1850 qyteti mezi merrte frymë nga fluksi i pandërprerë i njerëzve që vinin në të. Më në fund, në vitin 1857 Perandori Franc Jozef, nën presionin e këshilltarëve të tij ra dakord të shembeshin fortifikatat e qytetit dhe të hapeshin toka për zgjerimin e tij.  

Me t`u marrë një herë ky vendim, punët nisën të ecin me shpejtësi. U mbajt një konkurs ndërkombëtar për planifikimin urbanistik dhe disa muaj pas kësaj, kur kontrata u vu në zbatim me një urdhër të Perandorit, filloi shembja e mureve të fortesës së qytetit. Për më pak se dhjetë vjet, më 1 maj 1865 Perandori Franc Jozef e inauguroi Ringshtrase, ndonëse në atë moment rruga ishte ende në ndërtim e sipër. 

Pamje nga kupola e kishës Sent Çarls, ku shihen Qendra Kulturore Vjeneze e Arteve (Vienna Künstlerhaus), Shoqata Vjeneze e Muzikës (Musikverein) dhe Katedralja Shën Stefan. 

Tullë e Hajnrih Drashe
Tullë e Hajnrih Drashe

Bumi i ndërtimeve si motor i zhvillimit të Wienerberger

Në atë kohë Vjena ngjante me një shesh të madh ndërtimi dhe për rrjedhojë kërkesa e materialeve të ndërtimit u rrit së tepërmi brenda një kohe të shkurtër. Në vitin 1882 konsumi i tullave arriti pikën absolute: 330 milionë njësi u përdorën gjatë atij viti dhe pjesa dërmuese e tyre u prodhuan nga Wienerberger.

Kompania, që drejtohej nga Hajnrih Drashe, jo vetëm e furnizonte qytetin në rritje me materiale ndërtimi. Wienerberger merrte pjesë edhe në biznesin e pasurive të patundshme. Në këtë mënyrë u krijua struktura perfekte vertikale e grupit. Drashe bleu një numër të madh parcelash toke ku ndërtoi dhjetë godina në Ringshtrase, si dhe rreth 400 ndërtesa banimi në terrene që jepeshin për zhvillimin e qytetit (i ashtuquajturi Brez Drashe midis Mejdling dhe Kajserbersdorf). Tullat e prodhuara me vulën H.D. – inicialet e Hajnrih Drashe, mund të shihen edhe sot në këto godina.

Hajnrihshof
Hajnrihshof

Hajnrihshof – shtabi i përgjithshëm i uzinës së qeramikës Wienerberger dhe i kompanisë së ndërtimit 

Përballë Operës Shtetërore të Vjenës (Wiener Staatsoper), Heinrich Drache ngriti Qendrën e Drejtimit të Wienerberger në të ashtuquajturën Hajnrihshof.

Qendra është ndërtuar sipas konstruksionit të dezenjatorit Teofil Hansen dhe përbëhet nga tri godina, të cilat po të shihen së bashku, kanë formën e një pallati shumë të madh.

Hajnrihshof u dëmtua shumë rëndë aty nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe u desh të shembej. Fatmirësisht, të gjitha godinat e tjera në Ringshtrase, të ndërtuara me tulla të Wienerberger, kanë mbetur të paprekura.

Hotel Imperial in Wien
Hotel Imperial in Wien

Pas gjurmëve të Wienerberger nëpër rrugën Ringshtrase të Vjenës: 

 

Imperial: E projektuar nga Arnout Zeneti dhe Hajnrih Adam, kjo godinë u ndërtua në vitet 1862-1865 dhe fillimisht u destinua si një pallat.

Pallati Verthajm: Industrialisti Franc von Verthajm e ndërtoi godinën më 1864. Në vitin 1901 ajo u bë ndërtesë banimi dhe zyrash. Aktualisht në të zhvillohen evenimente të ndryshme.  

Pallati veror (Kursalon): Pallati i stilit neo-barok, me lulishte dhe pamje nga Parku i qytetit të Vjenës –  u ndërtua në vitet 1865-1867. Është përdorur për koncerte dhe vallëzime. Edhe sot e kësaj dite atje vazhdojnë të organizohen ballo, dasma dhe ngjarje të tjera.

Universiteti dhe Muzeu i Arteve të Aplikuara: Të projektuar nga Hajnrih von Ferstel, Muzeu i Arteve të Aplikuara dhe Universiteti pranë tij u ndërtuan në vitet 1867-1871 në stilin e Renesancës Italiane. Të dyja këto godina edhe sot e kanë destinimin e tyre origjinal.   

Pallati Epshtajn (Epstein): U ndërtua nga Teofil Hansen në vitet 1868-1871 për familjen Epstein. Sot përdoret nga Parlamenti i Austrisë.

Pallati Efrus (Ephruss): U projektua nga Teofil Hansen dhe u ndërtua në vitin 1872 për familjen e pasur Efrus. Sot në këtë pallat ndodhen dyqane dhe kafene.

Bursa e Mallrave: Në vitin 1877 г. godina e Bursës së Fondeve, e projektuar nga Teofil von Hansen dhe Karl Tiets në një stil klasik të Renesancës, u inaugurua me një ceremoni të madhe. Në të ndodhet tani mbi 100 vjet Bursa e Mallrave e Vjenës, ndërsa aktualisht kjo është nga godinat më të rëndësishme administrative. 

Wienerberger në Vjenë bëhet pjesë e pejsazhit të qytetit

Wienerberger në Vjenë

Arsenali i Vjenës
Arsenali i Vjenës

Arti i qeramikës – një biznes i ri për Wienerberger

Idetë e freskëta dhe inovacionet në produkte janë në ADN-në tonë që nga fillimet e kompanisë.

Në vitin 1850 Wienerberger e zgjeroi aktivitetin në artin e qeramikës dhe hapi një fabrikë qeramike në Inzersdorf.  

Arsenali i Vjenës ishte objekti i parë i ndërtimit, për të cilin u përdorën në sasi shumë të mëdha elemente qeramike të prodhuara nga Wienerberger. Prej atij momenti e tutje një numër i konsuderueshëm ndërtesash publike dhe private janë dekoruar me qeramikë arkitektonike.

Grupi i Neptunit mbi çatinë e Bursës së Fondeve të Vjenës
Grupi i Neptunit mbi çatinë e Bursës së Fondeve të Vjenës

Qeramika: prej prodhimit në masë te arti

Teofil Hansen, arkitekti i njohur për godinat që ka bërë në Ringshtrase, konsiderohet si ndërmjetës i artit të qeramikës dhe prodhimit masiv. Bashkë me nxënësit e tij ai ka projektuar modele të shumta të veprave të artit të qeramikës, të cilat në etapën në vijim prodhoheshin nga fabrika e qeramikës të Wienerberger. Hansen e lejoi Wienerberger të përdorte vizatimet e tij për qëllimet e prodhimit, dhe kërkoi si kompensim vetëm nga një kopje të çdo vepre arti që krijohej.

Kështu katalogu i uzinës së qeramikës përtëritej dhe pasurohej vazhdimisht. Në vitin 1867 uzina kishte tashmë 20 000 modele gipsi, prej të cilave klientët mund të zgjidhnin dhe të porosisnin figura dhe ornamente qeramike. Më pas gamës së produkteve iu shtuan panele mozaiku dhe qelq-qeramika.

Pejsazhin e qytetit të Vjenës edhe sot e kësaj dite e karakterizojnë prodhimet e uzinës së qeramikës Wienerberger. Shembujt më mbresëlënës mund të shihen në Bursën e Fondeve (i ashtuquajturi Grup i Neptunit mbi çati) dhe mbi fasadat e godinave të mirënjohura përgjatë Wienzeile, të projektuara nga Oto Vagner. 

Kafe Milano në Vjenë, Rajoni nr.1
Kafe Milano në Vjenë, Rajoni nr.1

Bashkëpunimi me punishte trajnimi për punën me qeramika  

Në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar spikati një tjetër shembull i mirë bashkëpunimi midis artit dhe prodhimit të qeramikave.

Dizajni dhe prodhimi i veprave të artit prej qeramike jepeshin si lënde mësimore në punishten e skulptorit të njohur Robert Obsiger.

Bashkë me nxënësit e tij dhe me Wienerberger Obsiger krijoi shumë vepra arti prej qeramike, të cilat mund të shihen edhe sot në Vjenë.