e4 house in Poland visualization

Shtëpi efikase energjetike – e4

Shtëpia e ardhmërisë Wienerberger e4! Në ditët e sotme, çdo ndërtim duhet të plotësojë një numër kriteresh të rëndësishme. Në të ardhmen, atyre kritereve do t’ua shtojmë edhe një kriter, atë të ndërtimit të ndërtesave nga viti 2020 me konsumim zero të energjisë. Tingëllon interesante, por është edhe sfidë.

Shtëpia me tulla Wienerberger E4, vizioni i të ardhmes!

e4
Logo e4

Shtëpia me tulla Wienerberger e4 është një parim udhëheqës i ndërtimeve me efekt energjetik. Në të njëjtën kohë, rolin kryesor e luan zgjedhja e materialit të përshtatshëm ndërtimor që personave, të cilët ndërtojnë objekte me efekt energjetik, nuk do t’ju duhet që të heqin dorë nga banimi i shëndetshëm, cilësia e jetës dhe individualiteti. Tullat i mundësojnë të gjitha këto pa kompromise.

Tipari i shtëpisë me tulla e4  2020 është një tullë masive Porotherm me një standard të ulët energjie dhe me një mbështjellje të jashtëzakonshme termike. Muri tek i jashtëm është i fortë dhe rezistues ndaj rrezeve të diellit dhe kështu sjell humbje të vogël të energjisë. Gjithashtu, masa e tullës e ruan energjinë e diellit pikërisht në periudhën mes verës dhe dimrit, duke e zvogëluar kështu  konsumimin e energjisë. Përveç kësaj, shtëpia me tulla E4 2020 bazohet në teknologjinë më moderne të ngrohjes dhe teknikës së shtëpisë si dhe në burimet e rinovueshme të energjisë. Para së gjithash, një faktor i rëndësishëm është edhe ai ekonomik, investimet në shtëpi duhet të paguhen tani dhe në të ardhmen.

Energjia

Energija
Energija

Efekti energjetik i tullave vjen nga dy karakteristika. Prodhimet tona janë bërë me material natyror, që e zvogëlon konsumin e energjisë në prodhim dhe në të njëjtën kohë i ruan edhe burimet natyrore. Kështu, ndërtojmë shtëpi me energji efektive me humbje minimale të ngrohjes.

Mundësi të mëdha në fushën e kursimit të energjisë

Tullat Porotherm i përmbushin rregullat ekzistuese të ngrohjes së objektit dhe pa pasur nevojë për një shtresë izoluese shtesë. Grupi Winerberger zhvillon vazhdimisht prodhime dhe teknologji të reja, me ndihmën e të cilave mund të sigurohet lehtë përputhja me rregulloret në të ardhmen, ndërkohë që e ruajmë shëndetin tonë dhe mjedisin. Me zgjidhjet konstruktive të urave të ngrohjes dhe të krijimit me sukses të hapësirave hermetike, shtëpia POROTHERM e ul më tej konsumin e energjisë dhe mundëson një ndërtim të qëndrueshëm.

Ekologjia

Ekologjia
Ekologjia

Efekti ekologjik është themeli i grupit Wienerberger. Shtëpia me tulla ndihmon për një sjellje më të mirë ndaj mjedisit. Ne punojmë me produkte natyrore që më së paku ndikojnë në mjedis, pasi ne përkujdesemi për ruajtjen e burimeve natyrore. Burimet e rinovueshme të energjisë do t’i zëvendësojnë në masë të madhe burimet e parinovueshme të energjisë në procesin tonë prodhues. Bilanci afatgjatë i energjisë së tullave është jashtëzakonisht pozitiv.

Tulla është material ideal për ndërtim të qëndrueshëm

Kur flasim për furnizim dhe prodhim të materialit ndërtimor, ndërtim dhe mirëmbajtje ndërtese, si dhe për rinovim apo shembje, duhet të kemi kujdes, që të mos e shkatërrojmë natyrën. Është shumë e rëndësishme ulja e ndotjes, sidomos ulja e konsumit të energjisë.

Ekonomia

Ekonomia
Ekonomia

Efektin ekonomik të Wienerberger mund ta testoni në shumë mënyra. Kostot e ndërtimit janë më të ulëta, para së gjithash për shkak të shpejtësisë dhe thjeshtësisë së ekzekutimit të punimeve. Mundësohet një kënaqësi afatgjate për kushtet e cilësisë së lartë të banimit.

Kur me tulla i zvogëloni shpenzimet

Karakteristikat e izolimit të tullave me risi në fushën e teknologjisë së ndërtimit mundësojnë ndërtim të shpejtë dhe racional për shkak të formatit të madh. Teknologjia Porotherm Dryfix karakterizohet nga një ndërtim jashtëzakonisht cilësor, që iu mundëson brezave të ardhshëm kursime të mëdha afatgjate.

Emocionet

Emocionet
Emocionet

Shtëpia me tulla e4 nuk është e punuar vetëm me ndihmën e njohurive të kompanisë Winerberger, por edhe me atë të partnerëve në këtë projekt. Është përgatitur me pasion dhe gëzim.

Me pasion për shkak të lirisë së madhe arkitektonike, dritës së diellit në hapësirat e brendshme, ajrosjes natyrore dhe klimës së shëndetshme e të brendshme, që i barazon ndryshimet e temperaturave minimale dhe lagështinë. Me gëzim për shkak të cilësisë së lartë të jetës dhe të vlerave të ruajtura prej shumë njerëzve të brezave të rinj.

Mirëqenie e plotë në apartament

Hapësira e banimit është pjesë e rëndësishme e cilësisë së jetës sonë. Tullat Wienerberger përdoren për ndërtimin e mureve, si një material natyror e bioklimatik i një cilësie të shkëlqyer. Është punë e shkëlqyer, kur ndërtimi është monolit me tulla dhe kur hapësirat e brendshme kanë ajrosje. Gjithashtu, dyshemeja me tulla dhe detajet estetike të tullave të oxhakut i japin shtëpisë suaj harmoninë e nevojshme për një banim të rehatshëm.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm