Rekomandohet që pasi të bëhet shtrimi prej betoni, pastrimin fillestar ta bëni me furçë të butë, ujë dhe, nëse është e nevojshme, me detergjente të përshtatshme për të hequr mbetjet dhe papastërtisë e llaçit. Si çdo shtresë, edhe pllakat prej betoni dhe kalldrëmi me cilësi të lartë që prodhohen nga Semmelrock, kanë nevojë për mirëmbajtje gjatë procesit të shfrytëzimit. Prandaj, është e dëshirueshme të paktën një herë në vit, pas stinës së dimrit, pllakat e betonit dhe kalldrëmi të pastrohen nga mbetjet, njollat dhe papastërtitë e tjera, dhe për rezultate sa më të mira është e dëshirueshme të përdoren produkte të destinuara për problemin konkret. Përveç pastrimit periodik të sipërfaqes së shtresave ose pllakave, është me shumë rëndësi të ndiqet sasia e materialit në fuga dhe të shtohet rërë.
Fugat e mbushura me rërë kuarci të palidhur duhet të pastrohen në mënyrë që materiali i fugimit të mos hiqet ose të nxirret nga fuga. Makineritë e pastrimit nuk duhet të shkaktojnë thithje vertikale të fugës. Është e dëshirueshme të përdoren pajisje të destinuara posaçërisht për pastrimin e produkteve të betonit. Mos përdorni pajisje larjeje me uji me presion ose avull! Kur ka ndotje të sipërfaqes që janë të vështira për pastrim, përdorni pajisje të specializuara pastrimi të lagësht me hundëza për ujë, furça të buta dhe pastrues të përshtatshëm me bazë alkaline. Për të siguruar pastërti më të qëndrueshme dhe për t`i ruajtur ngjyrat më të qarta të produkteve me sipërfaqe të larë (La Linia, Pastella, Naturo), Semmelrock Stein + Design, vë gjatë procesit të prodhimit të këtyre produkteve vulën e fabrikës Semmelrock Protect®.
Produktet me sipërfaqe me segmente ose me sipërfaqe betoni të dukshëm mund të mbrohen përveç kësaj me preparate të specializuara për impregnim të produkteve të betonit, duke zbatuar kushtet e përdorimit që i rekomandon prodhuesi.