Mundësitë për formimin e hapësirave private dhe publike me produkte të Semmelrock mund t`i shihni në Sallën tonë të ekspozitës.
Mundësitë për formimin e hapësirave private dhe publike me produkte të Semmelrock mund t`i shihni në Sallën tonë të ekspozitës.
Ju duhet:
Ju duhen:
Semmelrock rekomandon vendosjen e shtresave prej betoni me metodën e “montimit të thatë”. Më shumë hollësi mund të lexoni këtu.
Produktet pa fugë të pjerrët mund të kenë pasur përpunim të shtuar të linjave. Seritë me pamje antike kanë linja të valëzuara ose paksa të cenuara.
Kompania “Semmelrock Stein and Design" Ltd. garanton qëndrueshmërinë e të gjitha produkteve të deklaruara, sipas standardit BDS EN 1338, BDS EN 1339, BDS EN 1340.
Për shkrirjen e akullit gjatë dimrit duhet të përdoren vetëm artikuj që janë të përshtatshëm për produkte prej betoni (p.sh. mbi bazën e NaCl). Përdorimi i artikujve që përmbajnë sulfate, mund të shkaktojë dëmtim të produkteve.
Në përgjithësi, produktet e betonit kanë siguri të mjaftueshme ndaj rrëshqitjes. Me kusht që sipërfaqja të mos jetë trajtuar më tej. Produktet me sipërfaqe të ashtuquajtur betoni kanë koeficient rrëshqitjeje SRT=45 dhe nuk kanë nevojë për prova shtesë.
Po, ngjyrat pësojnë paksa ndryshime si pasojë e kushteve të motit dhe funksionimit, por nuk zhduken.
Jo, nuk është e mundur. Më shumë për avantazhet e sistemit mund të shihni këtu.
Ky koncept mbulon produkte me strukturë të njëjtë të sipërfaqes dhe funksionalitet të ndryshëm. Duke i kombinuar, ju do të krijoni një mjedis tërësisht të plotë dhe harmonik.
Ky koncept mbulon produkte me strukturë të njëjtë të sipërfaqes dhe funksionalitet të ndryshëm. Duke i kombinuar, ju do të krijoni një mjedis tërësisht të plotë dhe harmonik.
Për shkak të ndikimeve të atmosferës dhe mjedisit, në disa raste mund të shfaqen ngjyrime të lehta të verdha dhe kafe në sipërfaqen e produkteve. Meqenëse ne nuk mund të ndikojmë mbi këto kushte, këto ngjyrime nuk japin të drejtën për të bërë reklamime.
Njollat e lehta ose llumi gri, të cilat nganjëherë formohen në produktet e betonit, janë teknikisht të pashmangshme dhe ndryshojnë në varësi të kushteve të motit dhe shtrimit. Që të minimizohet shfaqja e njollave gëlqerore, ne rekomandojmë që produktet të shtrohen sipas metodës "montim i thatë” ose me një tretësirë drenazhimi shtresëtrashë me një aditiv që ne mund t’jua furnizojmë. Nëse dëshironi, këto zgjyra mund të hiqen me anë të produkteve speciale me bazë acidi me një koncentrat të përshtatshëm sipas kushteve të prodhuesit. Mos përdorni furça me fije metalike ose avull. Këto depozita janë natyrore dhe ndodhin në të gjitha produktet e betonit. Cilësia e produkteve tona nuk zvogëlohet nga këto çngjyrosje, prandaj ato nuk njihen si arsye për reklamim. Shumica e produkteve të Semmelrock kanë hidrofobizëm të brendshëm, gjë që i minimizon këto ngjyrosje.
Është një sistem i patentuar për lidhje të plotë dhe siguri të integruar kundrejt zhvendosjes së shtresës. Mund të shihni më shumë këtu.
Hapësira mund të përdoret menjëherë pas shtrimit, fugimit dhe ngjeshjes.
Janë të përshtatshme shtresat, ku trashësia e tyre përshtatet me llojin e ngarkesave. Për kamionë të lehtë deri në 3.5 tonë ne rekomandojmë trashësi të shtresës 6 cm, për kamionë të rëndë rekomandojmë trashësi prej 8 cm, dhe për trafik të rënduar një trashësi prej 10 cm.
Projektet e realizuara me produktet tona janë paraqitur në sektorin e Projekteve referente – këtu.
Produktet tona kanë fusha të ndryshme përdorimi. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të pllakave, shtresave, sistemeve të mureve dhe gardhe, bordura, shkallina dhe aksesorë.
Semmelrock ofron sisteme për ndërtim të mureve dhe gardheve.
Mund të prodhohen me porosi ngjyra dhe formate, që ndryshojnë nga ato të përfshira në këtë katalog dhe në gamën standarde të produkteve, duke zbatuar kushtet e prodhuesit dhe me kontraktim të mëtejshëm.
Mundësitë e formimit të hapësirave private dhe publike me produkte të Semmelrock mund t’i shikoni në Sallën tonë të Ekspozitës.
Falë sektorit të Modeleve Shembuj këtu, ju mund të zgjidhni nga opsionet e propozuara për shtrimin e produktit përkatës, dhe në përshtatje me koston e 1 m2, mund të llogaritni vetë sasinë që ju duhet.
Çmimet e produkteve mund t’i gjeni tek distributorët dhe përfaqësuesit tanë të shitjeve, duke vizituar kopshtin tonë të mostrave ose duke na kontaktuar në 070015477. Produktin që dëshironi mund ta blini nga distributorët tanë në të gjithë vendin. Lista e çmimeve është publikuar këtu.
Produktin që dëshironi mund ta blini nga distributorët tanë në tërë vendin. Zgjidhni me anë të filtrit, lokacionin e përshtatshëm për ju dhe distributorin. Të gjithë distributorët i gjeni këtu.
Për lehtësimin tuaj ne kemi krijuar filtrin e produkteve. Zgjidhini kriteret dhe filtri ju ofron produktet e përshtatshme për këtë qëllim.
Produktet me sipërfaqe me strukturë ose me sipërfaqe betoni të dukshëm mund të mbrohen më tej me preparate të posaçme për impregnim të produkteve prej betoni, duke zbatuar kushtet e prodhuesit. Ju rekomandojmë serinë e impregnuesve të markës Finalit.
Kompania jonë ofron produkte të caktuara për destinime të ndryshme. Që të zgjidhni produktin e përshtatshëm, në radhë të parë duhet të mbani parasysh destinacionin e tij. Nëse është planifikuar në atë segment të ketë ngarkesë automjetesh, ne rekomandojmë të bëhet rrugë e shtruar. Pllakat janë një produkt që ne rekomandojmë të përdorni nëse ka vetëm ngarkesë këmbësorësh. Për lehtësinë tuaj, përdorni motorin e kërkimit të produkteve.
Dallimi kryesor midis shtresave dhe pllakave qëndron në trashësinë e tyre, pastaj edhe në funksionalitetin e tyre. Zgjedhja e trashësisë optimale të gurëve të shtresës varet nga ngarkesa e segmentit. Rrugët e shtruara janë të përshtatshme për zonat ku përveç ngarkesë këmbësorësh ka edhe ngarkesë të automjeteve. Duhet të kihet parasysh se për ngarkesa deri në 3.5 tonë, shtresa rekomandohet të jetë 6 cm, dhe mbi 3.5 tonë të paktën 8 cm, ndërsa për trafik të rënduar ne rekomandojmë 10 cm. Pllakat mund të aplikohen për zonat e këmbësorëve.
Semmelrock ofron një gamë të gjerë të strukturave dhe ngjyrave të ndryshme të shtresës sipërfaqësore. Mund të mësoni më shumë këtu.
Forma e kombinuar përmban një numër elementesh me formate të ndryshme, të cilat prodhohen njëkohësisht dhe janë të mjaftueshme për të mbuluar një sipërfaqe prej 1 m2, pa pasur nevojë për prerje të panevojshme.
Produktet e Semmelrock mbajnë shenjën e cilësisë CE, e cila bazohet në testet e kryera, sipas standardeve aktuale të cilësisë BDS EN 1338, BDS EN 1339, BDS EN 1340.
Përdorni vetëm preparate të përshtatshme për produkte betoni, për shembull të bazuara në NaCl. Përdorimi i preparateve që përmbajnë sulfate mund të dëmtojë produktet.