Einstein_hero_image

Sistemi Einstein®

Sistemi Einstein® është një sistem i patentuar për lidhje të plotë dhe siguri të integruar kundrejt  shembjes së rrugës së shtruar me pllaka guri.

Teknologji unike për lidhje, e cila garanton qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të ngarkesës së rrugës së shtruar me pllaka guri.

Me teknikë inteligjente stukimi

Truck Einstein
Truck Einstein

Teknika inteligjente e stukimit përqendrohet posaçërisht në kërkesat për zona me ngarkesë të lartë dhe intensive të automjeteve. Me elementet e rrumbullakuara lidhëse, ndarëse dhe të fiksimit sigurohet gjerësia e kërkuar e fugës, sipas standardit, si dhe mbushja e saj minimale me stuko midis elementeve të shtresës. Shtrimi në përputhje me standardet aktuale është parakusht për funksionalitetin optimal të produkteve me sistemin Einstein®.

Produkte me sistemin Einstein®

Икона Einstein
Einstein

Përparësitë

  • Posaçërisht për zona me ngarkesë të madhe dhe intensive automjetesh.
  • Pa zhvendosje dhe deformime, pa anime edhe në ngarkesat më të rënda.
  • Gjerësi e saktë dhe e përshtatur me standardet, dhe mbushja e fugave me anë të elementeve të rrumbullakosura lidhëse, ndarëse dhe fiksuese.
  • Teknologjia speciale parandalon thyerjen e cepave nëpërmjet zbatimit të gjerësisë së duhur dhe mbushjes së fugave.
  • Zgjidhje ekonomikisht e leverdishme për arsye se jep mundësi për shtrim me makinë. 
  • Mundësi të shumëllojshme formimi në sajë të formave, ngjyrave dhe sipërfaqeve të shumta.
  • Rivendosje pa problem pas punimeve të gërmimit duke ruajtur pamjen fillestare. Mundësi për ndërrim të elementeve të veçanta të rrugës së shtruar.
  • Qëndrueshmëri të madhe edhe në temperatura të larta.  
  • Rezistencë ndaj ngrirjes dhe kripës që shpërndahet për pastrim.
  • Cilësi e provuar sipas standardeve EN.