Devijimet në ngjyra dhe strukturë në produktet prej betoni janë të pashmangshme për shkak se në prodhimin e tyre përdoren lënde të para natyrore (çimento, rërë, etj.), të cilat i nënshtrohen luhatjeve natyrore. Produktet prej betoni me ngjyra përmbajnë pigmente me cilësi të lartë dhe rezistente ndaj rrezeve UV. Nën ndikimin e kushteve atmosferike, me kalimin e kohës mund të ndodhin ndryshime të papërfillshme në ngjyrën dhe strukturën e sipërfaqes. Dallimet që ekzistojnë fillimisht, mund të zbuten gjatë kohës së shfrytëzimit të shtresës. Duhet të kihet parasysh se ndryshimet në produkte bëhen më të dukshme nëse disa prej tyre ekspozohen në ndikimin e drejtpërdrejtë atmosferik dhe të tjera mbahen në ambiente të mbyllura. Për të arritur sipërfaqe të njëtrajtshme ngjyrash, është mirë të bëni kujdes që produktet, kur shtrohen, të nxirren nga palete të ndryshme dhe shtrimi i tyre pastaj të bëhet me faqen e tyre të drejtë sipër. Duhet të mbahet parasysh se mostrat e ekspozitës shërbejnë si orientim për vendimin tuaj personal. Dallimet në ngjyrë dhe strukturë janë të pashmangshme, por ato nuk ndikojnë në cilësinë e përdorimit të produkteve tona dhe prandaj nuk njihen nga ne si reklamim.