Përparësitë e produkteve prej betoni

Me larminë e formave, ngjyrave dhe strukturave të sipërfaqes së produkteve tona prej betoni, ne i japim shtëpisë tuaj një individualitet të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, përparësitë e tjera të posaçme të produkteve prej betoni janë qëndrueshmëria e lartë, pastrimi me lehtësi dhe jetëgjatësia. 

Hijeshi formash dhe ngjyrash

Produktet prej betoni nuk janë aspak të njëtrajtshme. Janë të shumta mundësitë individuale dhe të larmishme të formimit që japin nëpërmjet ngjyrave, formave dhe sipërfaqeve.  

Renovim

Nëse del nevoja për punime gërmimi, pllakat pas kësaj rivendosen me lehtësi. Vendi i gërmimit nuk dallohet aspak nga zona përreth.

Qëndrueshmëri e lartë

Produktet prej betoni i rezistojnë edhe temperaturave më të larta. Të tjera veti karakteristike të betonit janë mosprishja e strukturës prej kokrrizash të mëdha, si dhe rezistenca e lartë që parandalon çarjet dhe deformimet.

Mjedisi rrethues

Shtresat me pllaka betoni bëjnë që uji të kullohet në tokë. Betoni prodhohet me lëndë të para natyrale dhe plotësisht të riciklueshme dhe përveç kësaj në prodhimin e tij përdoren lëndë të para vendase.  

Rezistencë ndaj ngricave dhe kripës që shpërndahet për pastrim

Në produktet prej betoni pranvera vjen pa çarje dhe deformime. Produktet e Semmelrock janë të qëndrueshme ndaj ngricave dhe kripës që shpërndahet për pastrim.