This Browser is no longer supported. Please switch to a supported Browser like Chrome, Firefox, Safari or Edge.
Your selection
Sisteme të plota për çatinë e re
Çatia nuk përbëhet vetëm nga tjegullat. Që t`i qëndrojë stuhive dhe erërave çatisë i nevojiten aksesorët e drejtë. Zgjidhjet për çatitë Tondach ofrojnë sistem të kompletuar tjegullash të cilësisë së lartë, aksesorë qeramikë dhe joqeramikë. Prandaj, ne e quajmë çatinë Tondach çati e padepërtueshme!
Qeramika e sprovuar nga koha dhe qytetërimet
Me kalimin e kohës materiale të caktuara ndërtimi dhe mënyra ndërtimi janë bërë më të preferuar. Një shembull i mirë i kësaj është qeramika. Qeramika është edhe baza, mbi të cilën ndërtohen produktet Tondach.
Çatitë qeramike kanë një sërë përparësish që i përkufizojmë me fjalët jetëgjatësi, siguri dhe mbrojtje. Gjithashtu: qëndrueshmëri, akumulim termik, gamë e gjerë formash dhe ngjyrash, kombinim harmonik me materiale të tjera. Tjegullat qeramike janë vetëm maja e sistemit të plotë të çatisë. Për ndërtimin dhe funksionimin e këtij sistemi Wienerberger jep zgjidhje të shumëllojshme. Që çatia të funksionojë, duhet të ndërtohet sistemi i plotë i çatisë, ndërsa që sistemi të realizohet duhet të zbatohen zgjidhje sistematike, të cilat janë “know-how” e rezervuar e Wienerberger.
Komponentët e sistemit të plotë të çatisë Tondach
Sistemin e çatisë e përbëjnë tjegullat qeramike, aksesorët qeramikë dhe joqeramikë.
Ndër këta aksesorë janë membrana (shtresat nën çati), listelat, kontralistelat, tjegullat me funksione specifike (për shembull: tjegulla e ventilimit), sistemet e mbajtjes së dëborës, shiriti i ajrimit nën kulmore për montim pa llaç, kulmoret brinjëfilluese, tjegullat anësore, etj. Aplikimi i aksesorëve joqeramikë, i ashtuquajturi tuning, gjithashtu është me rëndësi kyçe; si pjesë e zgjidhjeve që ofron Wienerberger janë shiriti i ajrimit nën kulmore për montim pa llaç, kapëset për tjegulla dhe kulmore, mbajtësit e listelave, rrjeta mbrojtëse që nuk lejon futjen e zogjve, elementët e ndryshëm të ventilimit, shiritat vetëngjitëse që përfundojnë me fletë anësore prej alumini, membrana hidroizoluese për oxhak, etj.
Modelet e tjegullave qeramike
Si do të dukej çatia jonë?
Duke menduar për çatinë tonë, shpesh e imagjinojmë, por përfytyrimi mbetet disi i paqartë, abstrakt dhe jetëshkurtër. Përveç kësaj, varet si duket një tjegull dhe si duken shumë tjegulla të rreshtuara mbi një çati të rregullt dhe të bukur. Më mirë do të ishte t`i kemi të dyja pamjet para syve.
Membranat hidroizoluese që lejojnë difuzionin garantojnë rezistencë ndaj ujit, përshkueshmëri të avujve, qëndrueshmëri termike, janë rezistente ndaj vjetërsimit dhe kanë fortësi mekanike. Falë këtyre vetive ato ndihmojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e sistemit.
Membrana hidroizoluese Tondach që lejon difuzionin mbron hapësirën e nënçatisë nga depërtimi i ujit dhe lejon kalimin pa problem të avujve të ujit të shkaktuar nga veprimtaria e njeriut dhe daljen e tyre nga kanali i ventilimit të hapësirës nën mbulesën e nënçatisë. Është me rëndësi membranës hidroizoluese t`i sigurohet një izolim perfekt ndaj futjes së ujit dhe për këtë ofrohen aksesorë shtesë si shirita ngjitëse me veti vetë-tkurrëse që përdoren për rezistencë ndaj grisjes nga gozhdët që çpojnë membranën gjatë montimit të listelave mbajtëse.
Ventilimi i hapësirës së nënçatisë
Ventilimi i hapësirës së nënçatisë ka rëndësi kyçe për arsye se me këtë çatia përmbush qëllimin e saj
Ventilimi efiçent bën që çatia të punojë si një sistem, ndërsa fluksi i vazhdueshëm i ventilimit nga streha e çatisë deri tek kurora, mundëson ajrimin e konstruksionit prej druri dhe krahas kësaj freskimin e tij.
Gjithashtu, ventilimi luan rolin e termoizolimit të natyrshëm, ndërsa avujt e ujit nga hapësira e nënçatisë që akumulohen nga veprimtaria e zakonshme e njeriut, gjithashtu nxirren jashtë nëpërmjet fluksit të ventilimit.
Siguri dhe mbrojtje në kushte jo të favorshme atmosferike
Membrana hidroizoluese Tondach që lejon difuzionin mbron hapësirën e nënçatisë nga depërtimi i ujit dhe lejon kalimin pa problem të avujve të ujit të shkaktuar nga veprimtaria e njeriut dhe daljen e tyre nga kanali i ventilimit të hapësirës nën mbulesën e nënçatisë.
Është me rëndësi membranës hidroizoluese t`i sigurohet një izolim perfekt ndaj futjes së ujit dhe për këtë ofrohen aksesorë shtesë si shirita ngjitëse me veti vetë-tkurrëse që përdoren për rezistencë ndaj grisjes nga gozhdët që çpojnë membranën gjatë montimit të listelave mbajtëse. Membranat hidroizoluese që lejojnë difuzionin garantojnë rezistencë ndaj ujit, përshkueshmëri të avujve, qëndrueshmëri termike, janë rezistente ndaj vjetërsimit dhe kanë fortësi mekanike. Falë këtyre vetive ato ndihmojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e sistemit.
Sistemet borëmbajtëse
Këto sisteme bëjnë që dëbora të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme mbi konstruksionin e çatisë dhe parandalojnë rrëshqitjen e sasive të mëdha të dëborës që mund të dëmtojnë strehën e çatisë.
Elementët përmbyllës të çatisë
Këta elementë sigurojnë një mbrojtje të mëtejshme ndaj ndryshimeve të motit dhe nuk lejojnë depërtimin e ujit dhe dëborës nën konstruksion.
Në këtë mënyrë ata sigurojnë mbrojtjen e mëtejshme ndaj tekave të motit dhe pengojnë ujin dhe dëborën të futen nën konstruksion duke garantuar kështu edhe më shumë siguri. Wienerberger ofron pengesë filluese dhe fundore për kulmorë të brinjëzuar që aplikohet për çati me dy kulme duke i dhënë çatisë një pamje të plotë, si dhe tjegulla anësore/fundore, të cilat përveç funksioneve të përmendura, i japin pamje edhe më të plotë konstruksionit të çatisë.