Kuptohet që duhet të kujdesemi edhe për komponentët e tjerë të sistemit. Midis tyre janë dhe shtresat hidroizoluese që lejojnë difuzionin. Këto zënë një vend kyç në gamën e Tondach. Shtresa hidroizoluese që lejon difuzionin ka disa funksione kryesore:
Përbën një barrierë ndaj depërtimit të ujit (si rezultat i shiut ose depërëtimit të dëborës) në drejtim të konstruksionit nën çati ku kemi elemente mbajtëse prej druri, shtresa për izolim termik, hapësira të përdorshme. Si barrierë ndaj depërtimit të ujit shtrohet nga ana e sipërme e izolimit termik dhe menjëherë nën tjegulla. Nëse ka nevojë, uji i depërtuar çohet nëpërmjet membranës drejt ulluqeve të çatisë. Për këtë arsye është me rëndësi të sigurohet rezistencë perfekte e membranës ndaj depërtimit të ujit në tërë sipërfaqen e saj. Janë parashikuar edhe aksesorë shtesë si shirita ngjitëse nga të dyja anët, shirita vetëngjitëse për kontralistelat, etj., të cilat shërbejnë për hermetizimin e mëtejshëm të membranës.
Membrana është një sistem shumështresor i depërtueshëm për avullin, që lejon avujt e ujit të cilët kanë depërtuar në konstruksionin e çatisë si rezultat i veprimtarisë së njeriut, të kalojnë pa problem përmes saj e të dalin në atmosferë pa shkaktuar kondenzim. Në këtë mënyrë ruhen vetitë e tjegullave për periudhën e shfrytëzimit dhe nuk del nevoja që ato të ndërrohen shpesh; gjithashtu konstruksioni prej druri i çatisë nuk kalbet, ruhen vetitë termoizoluese të izolimeve, eliminohet përkeqësimi i mikroklimës, pasi në ambientet e banimit nuk zihet myk.
Membranat që ofron Tondach për konstruksionet nën çati sigurojnë rezistencën ndaj depërtimit të ujit, lëshimin e avujve, qëndrueshmërinë termike dhe qëndrueshmërinë ndaj vjetërsimit, dhe kanë fortësi mekanike që është absolutisht e nevojshme gjatë punimeve të montimit. Ato kanë një rezistencë të mjaftueshme ndaj zjarrit dhe nuk e lejojnë djegien, pra, janë një material mjaft i sigurt në zonat rreth oxhaqeve. Këto janë karakteristika të rëndësishme, falë të cilave membranat për konstruksionet nën çati ndihmojnë për sigurimin dhe mbrojtjen e sistemit të përgjithshëm të çatisë. Sigurisht, garancia e larmisë në produktet që ofrohen dhe që janë të përshtatshme për shije dhe preferenca të ndryshme, është ndër elementet qenësore në politikën e Tondach. Dhe në këtë mes nuk bëjnë përjashtim as membranat për lëshimin e avujve që ofron Tondach për konstruksionet nën çati.
Membranat Tondach për konstruksionet nën çati janë strukturuar me tre shtresa: shtresa e sipërme mbrojtëse parandalon dëmtimin e shtresës aktive të lëshimit të avujve gjatë shtrimit të tjegullave, si edhe siguron rezistencë ndaj rrezeve ultravjollcë (të ashtuquajturit vjetërsim); shtresa e mesme aktive praktikisht kontrollon lëshimin e avujve; shtresa e poshtme mbrojtëse parandalon dëmtimin e membranës nga ashpërsitë e sipërfaqes së konstruksionit prej druri.