Building with three levels. Building Hephaistos, 50,52,54,56 Route du rhin - Strasbourg. Brick Terca Pagus Illuzo Grey Black

Tulla Terca klinker për fasada dhe mure

Tullat Terca klinker shërbejnë për krijimin e fasadës së murit me tulla me një rezistencë të lartë ndaj lëndëve kimike dhe ngrirjes, si edhe për muret me kërkesa të larta rreth forcës shtypëse dhe për veshjen e murit.

Terca klinker

Tulla klinker është argjilë speciale që piqet në temperaturë tejet të lartë (rreth 1100°C) deri në një sinterim të vazhdueshëm. Ngjyra e tullës varet nga lënda e parë dhe kështu mund të ndryshojë. Me qëllim të fitimin e hapësirave më të mëdha të sipërfaqeve njëngjyrëshe, duhet të përzieni tullat klinker nga pakot e ndryshme. Kjo metodë siguron një kompozim të baraspeshuar të ngjyrave dhe shërben për njësimin e ngjyrave gjatë pjekjes.

Cilësia e tullave Terca klinker

Tullat e kompanisë Winerberger i plotësojnë kërkesat EN 777-1 dhe i nënshtrohen kontrollit të hollësishëm të produktit brenda fabrikës. Një kontroll i tillë, me një monitorim profesional të të gjithë procesit të prodhimit,  siguron karakteristika të shkëlqyeshme të produktit të gatshëm.

Formati i tullave

Formati normal (NF) i tullave klinker ka përmasat e mëposhtme (gjatësi, gjerësi dhe lartësi):

- 25,0 cm x 12,0 cm x 6,5 cm

Tulla klinker e kompanisë Wienerberger është produkt natyror i qeramikës së fortë prej argjile dhe për këtë arsye mund të ketë tolerancë të vogël në ngjyra dhe përmasa. Përmasat aktuale të formatit normal të tullës klinker mund të lëvizin nga përmasat e kërkuara sipas prodhuesit, më së shumti:

  • në gjatësi për ±5 mm
  • në gjerësi për ± 5 mm
  • në lartësi për ± 3 cm

Këto toleranca barazohen te fugat:

  • gjerësia fugave lidhëse: 1,0 cm
  • thellësia e fugave të dyshemesë: 1,2 cm

Udhëzime për vendosjen e tullave të fasadës

Llaç i gatshëm për murosje

Gjatë murosjes me tullat klinker, përdorni gjithmonë llaçin e prodhuar në fabrikë apostafat për muraturë klinker (llaç me pluhur vullkanik). Përziejeni vetëm me ujë, sipas udhëzimeve të prodhuesit. Nuk lejohet shtimi i lëndëve për mbrojtje nga i ftohti apo ngrirja, sepse nxisin krijimin e njollave.

Njëkohësisht mbushni edhe fugat (procedurë standarde)

Llaçi i përzier vendoset në të gjithë sipërfaqen. Të gjitha bashkimet, si fugat e shtrira ashtu edhe ato vertikale, mbushen me llaç. Fugat lidhëse duhet të jenë me trashësi 10 mm, kurse fugat shtrirëse 12 mm. Mbushja e fugës duhet të bëhet afër sipërfaqes së tullës; llaçi që del nga fugat, duhet të sheshohet. Shtrimi i llaçit bëhet më së miri me gypin 1/2”.

Pas forcimit së llaçit dhe sheshimit të fugave, krijohet një hapësirë me një ulluk të lehtë, që pas pak kohe bëhet rezistues ndaj ndikimit të motit.

Mbushja e mëvonshme e fugave (rast i posaçëm/riparimi i fugave)

Përderisa parashihet mbushja e mëvonshme e fugave, fugat duhet të vendosen me thellësi të barabartë 15-20 mm (mirëpo jo deri te zgavra e tullës). Para vendosjes së llaçit të gatshëm dhe të përzier për fuga, fuga duhet të nivelizohet dhe të pastrohet në themel, muri i fasaduar nga pluhuri dhe zonat e fugave paraprakisht lagen. Llaçi plastik i dobët për fuga vendoset në dy hapa punues në fugë dhe duhet të ngjeshet mirë.

1. Hapi i parë-fuga së pari shtrihet, pastaj lidhja përbërëse.

2. Hapi i dytë-së pari lidhja përbërëse e fugës, pastaj fuga e shtrirë.

Mbushja e mëvonshme e fugave  sipas mundësive duhet të përfundojë e lidhur ngushtë me hapësirën apo max. 1-3 mm pas hapësirës së fasaduar nga klinkerat dhe të mbrohet nga tharja e parakohshme.

Para murosjes

Gjatë shumë të reshurave, tulla klinker duhet të mbrohet me fletë mbështjellëse ose me mbulesë kundër ngricave ose borës, të mbrohet me lesh izolues mbi të, nëse doni që më pas të vazhdoni me vendosjen e tullave.

Murosja nuk duhet të kryhet nëse temperatura e bazës, e materialit dhe mjedisit është nën +5 °C!

Mbarimi i murit të ri

Për shkak të kohës së papërshtatshme, mund të jetë i nevojshëm mbarimi i murit.

Muri i fasadës mbulohet kundër rrahjes nga shiu, me qëllim që të shmanget shpëlarja. Muri po ashtu mbrohet nga rrezatimi i tepërt i diellit.

Pjesët estetike të ndërtimit, si shtyllat mbajtëse në të cilat sapo janë mbushur fugat,  të mbrohen nga ngrica dhe rrezatimi i diellit.

Fasada e suvatuar

Punimi i fasadës së suvatuar bëhet duke përdorur suva me përbërje gëlqereje e çimentoje dhe me aditivësh me peshë të lehtë, si p.sh. suvaja bazë Baumit.

Murosja e tullave

Tullat zakonisht vendosen në mur në fugë të plotë, kjo do të thotë se kërkohet që të arrihet një lidhje që është e barabartë me gjysmën e gjatësisë së tullës. Kjo masë, për tullat me format të vogël, nuk duhet të jetë nën 4,5 cm.

Tullat e njërës shtresë duhet të vendosen në të njëjtën lartësi.

Tullat, veçanërisht ato për mure të fasadave, murosen sipas lidhjeve tradicionale, siç është lidhja me rotacion, me lidhje angleze apo në kryq. Kompozime të tjera të forta janë modeli gotik, holandez dhe flamand.

Kompozimet jo të rregullta nuk kanë radhitje të rregullt.

Raster për projektimin e fasadës me tulla klinker

Rrjeti – moduli

Me qëllim të sigurimit të lidhjes optimale të murit me strukturën e plotë të veshjes ballore me tulla klinker, është e nevojshme që të kihet parasysh zbatimi i masave bazike. Radhitja e duhur përcakton rëndësinë e pamjes së jashtme të ndërtesës me mure të fasadës.

Moduli i planimetrisë prej 13 cm bazohet në gjatësinë e tullës prej 25 cm dhe gjerësinë e fugës lidhëse prej 1 cm. Për format, tullat  duhet çdo herë të refuzohet masa e fugës nga masa e modulit. Kështu, një tullë me format normal (NF) ka një gjatësi prej 25 cm (toleranca e lejuar) me një fugë lidhëse prej 26 cm dhe një gjerësi tulle prej 12 cm me një fugë integrale prej 13 cm. Lartësia e tullës është 6,5 cm me fugën mbajtëse 7,7 cm. Kjo masë njihet si masa e shtresës.

Rrjeti – në  plan

Moduli (13 cm) me shumëfishat e vet është baza për krijimin e masës së përafërt të ndërtimit. Nga pakësimi ose shtimi i masave të fugave lidhëse me 1,0 cm, rrjedhin këto masa të përafërta ndërtimi:

Përmasa e hapur: n x 13 + 1

Përmasa e jashtme: n x 13 - 1

Përmasa e projektuar:  n x 13

n.... Numri në copë i tullave

Përmasat e preferuara të hapjeve (dyerve dhe dritareve) përputhen me modulin e dimensioneve. Në praktikë, megjithatë, nuk është e mundur që t’i mbash me saktësi përmasat. Për këtë arsye shtrimi i saktë arrihet përmes ngjeshjes ose zgjerimit të fugave.

Rrjeti – Seksioni

Përmasa e rrjetit në seksionin vertikal i përgjigjet masës së shtresës dhe për tulla të formatit normal (NF) arrin prej 7,7 cm.

Fuga vertikale: 1,2 cm

Lartësia e tullës: 6,5 cm

Përmasa e shtresës: 7,7 cm

Fugat e temperaturës (dilatimit)

Për shkak të deformimeve të ndryshme të veshjeve të brendshme dhe të jashtme, është e nevojshme që në fasadë të rregullohen zgjerimet e fugave horizontale.

Sipas rregullave, largësia horizontale e zgjerimit të fugave është më së shumti 10 m, dhe hapësira më e madhe vertikale është 2 kate.

Pozicionimi i fugave varet nga:

  • madhësia dhe gjeometria e murit
  • pozicioni dhe madhësia e hapjes
  • trashësia e shtresës së jashtme
  • muri mbështetës
  • ngarkesat e ndryshme të murit
  • intensiteti i rrezatimit diellor
  • nuancat e ngjyrave të sipërfaqes së fasadës
  • kushtet klimatike
  • orientimi gjeografik

Kështu, në rastet e shtresave me izolim të lartë termik, sipërfaqeve të errëta ose me rrezatim të fortë dhe me ngarkesa të rënda për shkak të reshjeve të shiut, duhet të zgjidhen fuga me hapësira të vogla. Ndërmjet fugave të temperaturës, pjesët e ndërprera të ndërtimit duhet të vendosen dhe të forcohen veçmas, me qëllim që të mundësohet lëvizja pa presion. Kjo do të thotë se pjesët e murit, që ngrihen mbi themel, duhet të jenë me fuga të zgjeruara të ndara nga pjesët e murit që vendosen mbi konsol.

Formimi i fugave të temperatur[s

Fugat e temperatur[s mbyllen përgjithmonë dhe në mënyrë të ngjeshur me material të përshtatshëm: material mbyllës i përhershëm, rripa shkume të ngjeshur ose profile të fiksuara.

Gjerësia e fugës, varësisht prej materialit të zgjedhur për mbushje, duhet t’i pranojë ndryshimet e krijuara në hapësirë, për shkak të tkurrjes dhe bymimit nga temperatura.

Tkurrja/bymimi i murit është 0,005 mm / mK, e kështu  muri 10 m i gjatë në temperaturë 60 K, tendoset për 3mm. Përveç kësaj, duhet që të dyja pjesët e murit të ndahen nga njëra tjetra me material mbushës të butë e të përshtatshëm. Sistemi aktual i fugave tregon se gjerësia e tyre shkon nga  10 deri në 30 mm.

Fugat vertikale t[ temperatur[s

Sipërfaqet e vogla të fasadave, sidomos në shtëpitë familjare, ndahen kryesisht në qoshet kryesore të ndërtesës. Për shkak të trysnisë, aty lindin lëvizje tërheqëse dhe shtrembëruese, që është ngarkesa më e lartë statike në fasadën e murit.

Sipërfaqet më të gjata të fasadës ndahen në seksione prej më së shumti 10 m. Në këtë rast, zbatohet sa vijon: kur ka ndikime të jashtme dhe të rënda, seksionet e mureve të ngarkuara rëndë duhet të zvogëlohen si duhet, kurse te muret më të trasha dhe të mbrojtura më mirë mund të aplikohet vlera më e lartë.

Ankorimi

Me qëllim sigurimin e stabilitetit, veshja e jashtme duhet të lidhet me strukturën mbështetëse. Meqë lidhja e fortë mes dy shtresave të murit nga veshja termike (kalimi termik) dhe liria e lëvizjes së shtresës së jashtme (tendosja e temperaturave) zakonisht nuk janë të dëshirueshme, ankorimi duhet të bëhet vetëm me një shtresë të dyfishtë të distancuar mirë dhe speciale. Të gjitha pengesat e tjera, si urat e llaçit, dëmtimet në kornizat e dritareve, duhet të shmangen me kujdes.

Sipas rregulloreve, duhet të vendosen të paktën 5 anker teli për m². Anker shtesë, 3 anker teli për metër të sipërfaqes së murit, do të vendosen në të gjitha skajet e lira të hapjes, në qoshet e ndërtesës, në të dyja anët e fugës së zgjeruar dhe në skajet e sipërme të veshjes së jashtme.

Përgatitja e mureve dyshtresore mund të bëhet sipas mënyrave të ndryshme të trajtimit:

Mënyra 1: Vendosja e mëpasme e tullave të fasadës

Në këtë mënyrë ngrihet së pari muri mbajt[s sipas metodës së provuar. Pas shtrimit të izoluesit termik mbi murin mbajtës, vendosen tullat e fasadës. Ankoruesit nga shtresa e ajrit lidhen me anker në murin mbështetës dhe vendosen në kanalet e llaçit.

Mënyra 2: Vendosja e tullave të fasadës njëkohësisht me suvatimin e murit

Në këtë mënyrë, të dyja muret punohen njëkohësisht. Kështu është i mundshëm ankorimi i llaçit në kanalet e llaçit në të dyja muret. Kur aplikoni materiale termike për izolim termik, duhet të përdorni këtë mënyrë.

KUJDES! Për muret e fasadës (klinker), nuk rekomandohet suvatimi i të dyja mureve njëkohësisht!

Udhëzime për projektim dhe zbatim

Struktura e murit

Karakteristikat e veçanta të koeficientit të transmetimit termik (vlera U) në muret dyshtresore

Shtresa e ajrit

Shtresa e ajrit është mirë e ajrosur, nëse hapjet mes shtresës së ajrit dhe mjedisit të jashtëm i kalojnë 1500 mm² për metër largësi për shtresat vertikale të ajrit. Ky është zakonisht rasti kur punohet një mur dyshtresor me ajrosje të ndarjes.

Kur përllogaritet vlera U e murit dyshtresor, lihet pas dore rezistenca termike e shtresës së kalimit të ajrit dhe e të gjitha shtresave mes shtresës së kalimit të ajrit dhe mjedisit të jashtëm.

Kalimi i nxehtësisë

Rezistenca e jashtme e kalimit të nxehtësisë korrespondon me atë të brendshëm dhe merret si e tërë si RSI = 0,13 m²K/W gjatë l[vizjes horizontale t[ ajrit t[ ngroht[.

Marrja në konsideratë e ankorit

Nëse pjesët mekanike shtrënguese depërtojnë në shtresën e izolimit, kjo ndodh për shkak të përdorimit të ankerit me çelik inoksi për të korrigjuar koeficientin e kalimit të nxehtësisë. Në këtë rast vlera U e llogaritur shton një term korrigjues Uf për pjesët mekanike shtrënguese.

 
 

4 Copë

5 Copë

6 Copë

8 Copë

10 Copë

Diametri i ankerave shtrënguese – anker për m²

3 mm

0.0025

0.0032

0.0038

0.0051

0.0064

Diametri i ankerave shtrënguese – anker për m²

4 mm

0.0045

0.0057

0.0068

0.0090

0.0113

Diametri i ankerave shtrënguese – anker për m²

5 mm

0.0071

0.0088

0.0106

0.0141

0.0177

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm