Si të ndërtojmë me tullat Portherm?
Si të ndërtojmë me tullat Portherm?
Para se të shtrojmë rreshtin e parë Porotherm në dysheme, vendosni një shtresë llaçi të paktën 1,5 cm të trashë. Hidroizolimi vendoset para llaçit. Për suvatim, përdoret llaç normal me markë të paktën 5 MPa.
Si llaç mund të përdoret llaçi i parapërgatitur në thasë TM50 ose mund të përgatitet në vendin e ndërtimit sipas recetës së mëposhtme:
Për zbatimin e këndeve që përballojnë lëvizjet sizmike, rekomandojmë përdorimin e një elementi këndi prej betoni në vend të një ndërprerjeje vertikale të betonuar. Këndet armohen në min. 4 f 14 mm, stafat f 6/25 cm, me zgjatim të armaturës vertikale të shtyllës min. 80 cm për katin pasues (për vazhdimësiënë e të njëjtës shtyllë).
Hapësirat vertikale (fugat) mes tullave Porotherm PLUS mbushen me llaç në pjesën e mesme të hapësirës, derisa xhepat e llaçit të puthiten mirë.
Blloqet vendosen plotësisht ngjitur njëri me tjetrin, kështu që “dhëmbi mashkull” i njërit bllok hyn te “kanali femër” i bllokut tjetër. Në mesin e radhëve të tullave Porotherm PLUS, llaçi vendoset në atë sasi që formon një hapësirë me trashësi 12 mm, e pastaj ai përhapet në të gjithë trashësinë e murit.
Tullat duhet të suvatohen me lidhësin e duhur për suvatim (është më mirë të mbivendosen tullat e rreshtit tek për 50% mbi tullat të rreshtit çift). ).
Lartësia e murit duhet të kontrollohet me një ristelë ku janë shënuar vlerat e lartësisë së fugave-25 cm dhe fuga anësore duhet të kontrollohet me një ristelë të shënuar për fugën anësore - 12.5 cm. Vertikaliteti dhe horizontaliteti i murit arrihet me ndihmën e niveluesit dhe plumbçes.
Muri i ndërtuar me tullat Porotherm PLUS mund të trajtohet me të gjitha mjetet e parashikuara për përpunim përfundimtar të murit me tulla. Në rast përdorimi të ndonjë suvaje speciale apo të ndonjë materiali tjetër special, duhet të përdorni mjetet e duhura për trajtimin e murit.
Dëshironi një ofertë të personalizuar?
Gjeni distributorin më të afërt
Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne